• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një mesazh në prag të ditës së Europës‏

by Klajda Gjosha
09/05/2016 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Klajda Gjosha

Çdo 9 maj, dita e Europës, më shumë se një ditë feste është një ditë reflektimi. Nuk është më i pakët ky reflektim as në vendet anëtare, as në vendet që janë themelueset e Bashkimit Europian e s’duhet të jetë i tillë në një vend si Shqipëria, që për një çerek shekulli, integrimin e ka mbajtur si busull për të kaluar tranzicionin e thellë të viteve të para të demokracisë, e vijon ta mbajë të tillë për konsolidimin e saj.

Askush prej nesh, nuk besoj se u përfshi nga euforia 2 vjet më parë kur morëm statusin e vendit kandidat. Të gjithë bashkë, ndamë kënaqësinë e kësaj arritjeje historike, gëzuam që Shqipëria po mbyllte më në fund një kapitull, për të cilin iu deshën jo pak vite pritje, përpjekje, lodhje e punë.

Por ndërkohë sot, a kemi pse festojmë në këtë përvjetor të radhës së themelimit të Bashkimit Europian? Patjetër që po. Shqiptarët kanë pse festojnë. Të rinjtë kanë pse festojnë, sepse janë po aq të integruar sa bashkëmoshatarët e tyre në vendet e tjera të BE-së. Të rinjtë tanë, sot janë modeli më i mirë i një të ardhmeje premtuese. Arritjet që vendi ka pasur në këto 25 vite, ndryshimet e mentalitetit, progresi i bërë, na japin motive të festojmë, sepse Shqipëria në çdo pjesë të saj është ndryshe.

Megjithatë, përtej sloganeve, që bëjnë bashkë të gjithë politkbërësit e këtij vendi, aksionet që nxisin integrimin e Shqipërisë, jo gjithmonë janë të tilla që i vijnë në ndihmë këtij procesi. Nga ana tjetër, procesi i integrimit, është një proces që duhet të qëndrojë mbi ujërat e interesat e politikës, është një proces që nuk i përket as të majtëve, as të djathtëve, por gjithë shqiptarëve të cilët ky 9 maj duhet ti gjente një hap më përpara në këtë rrugë të nisur. Qytetarët, ata që prej vitesh duan të shohin vendin e tyre në Europën e Bashkuar, vijojnë ti japin politikës në këtë vend, mbështetjen e paçmueshme si një prej popujve më proeuropianë. Është një mbështetje që klasa politike shqiptare duhet ta vlerësojë, më shumë se më parë, në Europën e këtyre ditëve, ku ethet e referendumeve për këtë projekt, skepticizmi, kërcënimi nga terrorizmi janë prezentë kudo.

Ky 9 maj, duhet t’i gjente shqiptarët me reformën në drejtësi të miratuar, me besimin e rikthyer tek shteti i së drejtës. Me një shpresë më shumë për progres. Me një tjetër realizim që ndihmon integrimin.

Sot, këmbanat e datës 9 maj duhet të bien fuqishëm, mbi vetëdijen e klasës politike në Shqipëri. Janë këmbana që duhet të na rikujtojnë se janë qytetarët shqiptarë që na kanë besuar, jemi të zgjedhurit e tyre dhe u detyrohemi. U detyrohemi të jetësojmë premtimin për ta parë Shqipërinë europiane. Është premtimi i pandryshueshëm nga çdo sigël partiake. Ky 9 maj, duhet të na gjejë bashkë vetëm me një bindje: Shqipëria nuk duhet të jetë pengesë e vetvetes në procesin e integrimit.

Next Post

Plagosja me thikë te bastet, arrestohet një nga autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In