• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Xhaxhi kryeministër a mund të bëjmë një foto…”, Rama përqafon dhe puth kukullën në teatër

by A R
16/12/2024 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Xhaxhi kryeministër, a mund të bëjmë një foto të lutem se e di që e ke pasur ëndërr?”.

Kjo kërkesë, jo e një njeriu të zakonshëm, por e një personazhi të Teatrit të Kukullave mbylli fjalimin e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë për përurimin e godinës. Jo vetëm foton, që ai ia bëri realitet, por i dha edhe një puthje një prej kukullave që do të shoqërojë fëmijët në shfaqje të ndryshme.

Po ashtu nuk mungoi një thirrje e kryeministrit Rama për fëmijët, që ta evitojnë sa të munden parlamentin deri kur të rriten e të mos kenë më mundësi ta bëjnë diçka të tillë. Ndërsa politikanët si ai, sugjeroi që fëmijët e vegjël t’i shohin si kukulla.

“Dua të falenderoj gjithë fëmijët për durimin dhe t’ju kërkoj ndjesë sepse sot kanë ardhur në Teatrin e Kukullave dhe nuk kanë ardhur të shohin në skenë kukulla si puna ime, por mbase po të më konsideroni një kukull, mund të ndihem unë pak më mirë, sepse përndryshe do ndihesha shumë keq. Këtu ka qenë parlamenti shqiptar dikur dhe unë uroj që ju të rriteni duke parë sa më pak parlamentin shqiptar deri kur të mos keni mundësi më ta evitoni. Por për sa kohë keni mundësi ta evitoni, ju lutem shumë juve fëmijëve të na konsideroni kukulla dhe të silleni me ne si me kukullat, por ndryshe nga kukullat tuaja që i merrni afër, i përkëdhelni, ne na konsideroni si ato kukullat që është mirë të mbahen larg, që futen në skenë për të krijuar një atmosferë shqetësimi deri kur drita pastaj vjen dhe muzika fillon prapë dhe ato ikin nga skena”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Teatri i Kukullave është historik dhe rikonstruktimi ishte i domosdoshëm.

“Kjo godinë ka një histori, ka një arsye të rëndësishme për t’u mbajtur, për t’u mirëmbajtur dhe për gjithë këtë investim që u bë, një investim që është shumë më shumë çfarë duket në sy të parë sepse siç u pa në ato pak minuta të dokumentarit është një investim në pjesën e padukshme që është dhe pjesa më komplekse e një teatri, gjithçka që gjendet në funksion të skenës dhe patjetër në funksion të kushteve të domosdoshme. Ky teatër nuk kishte ngrohje dhe ftohje qendrore më parë, sot e ka. E kështu me radhë”, tha Rama.

Ai bëri me dije se ndërkohë së shpejti pritet që të hapet dera e një tjetri teatri të madh për fëmijët.

“Është gjithmonë më shumë se sa një godinë, më shumë se sa një vepër, kur diçka më shumë shtohet në funksion të fëmijëve. Më vjen shumë mirë që tanimë së paku kjo derë u hap. Po punojmë përditë që së shpejti të hapim derën tjetër të teatrit të madh të fëmijëve dhe do të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet që të krijojmë sa më shumë hapësira, sa më shumë mundësi të hapim sa më shumë dyer për aktivitete sa më të larmishme për fëmijët e kryeqytetit dhe jo vetëm të kryeqytetit, por në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

Next Post
Buxheti 2025, Rama: Mbështetje për 164 mijë persona me aftësi të kufizuara, përfshirje sociale dhe akses në shërbime të specializuara!

Rihapet pas rikonstruksionit Teatri i Kukullave, Rama: Investim i madh, godina u shpëtua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

March 31, 2026
Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

March 31, 2026
“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

March 31, 2026
“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

March 31, 2026
“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump sfidon aleatët: Shkoni në Hormuz dhe merrni vetë naftën

March 31, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

March 31, 2026
U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

March 31, 2026
Rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

Rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In