• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Emërohet imami në xhaminë e “xhihadistëve” në Tiranë

by Java News
19/11/2015 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhamia e Mëzezit në Tiranë, imami i vetëshpallur i së cilës përfundoi në pranga 12 muaj më parë, pasi predikonte nxitje të urrejtjes fetare, dhunës dhe luftës, tashmë ka një imam të njohur nga Komuniteti Musliman Shqiptar.

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra zyrtarizoi veprimtarinë fetare në këtë objekt kulti, mbi të cilin u ngritën dyshime mbi burimet e financimit, por mbi të gjitha asaj çfarë predikohej gjate 5 vjetëve të veprimtarisë së saj.

“Ka çaluar pjesa e të paturit të një imami zyrtar që do të mbante përgjegjësi për çfarëdolloj shqetësimi që mund të vinte nga xhamia që ai shërben Por nga sot zyrtarizimi ngarkon me përgjegjësi imamin respektiv që sapo emëruam”, tha Gurra për Top Channel.

Myftiu i Tiranës thotë se pas zyrtarizimit të këtij objekti kulti, në Tiranë mbetet ende një xhami e palegalizuar, që është ajo e Unazës së Re. Zoti Gurra nuk përjashton që në këto objekte kulti jashtë juridiksionit të komunitetit mysliman të predikohet nxitja e dhunës.

“Përsa kohë një objekt kulti mbetet pa qenë nën përgjegjësinë e një hoxhe zyrtar të lind e drejta të besojmë se mund të jemi dëshmitarë të gjithckaje që është në kundërshtim me vetë fenë, shtetin shqiptar dhe shoqërinë shqiptare multireligjoze. Kemi qenë pjesë e një realiteti të dhimbshëm 12 muaj më parë”, vijon Gurra.

Myftiu i Tiranës dënon aktet e terrorizmit të ndodhura së fundmi ndërsa thotë se është detyrë e drejtuesve fetarë, veçanërisht atyre myslimanë, të predikojnë paqen dhe harmoninë fetare perms institucioneve fetare legale.

“Më ngarkon me përgjegjësi të dyfishtë prezenca me hierarkët e lartë në parij në janar 2015 ndaj sot cdo funksionar fetar më së shumti myslimanë ngarkohet me barrën dhe përgjegjësinë e dyfishtë për ruajtjen e stadit të lartë që është ngritur imazhi i Shqipërisë në nivel ndërkombëtar pra harmonia religjoze”, thotë ai.

Pas sulmeve në Paris, Komuniteti Mysliman Shqiptar ngriti shqetësimin se disa xhami në qytete të ndryshme në Shqipëri ushtrojne aktivitetin jashten juridiksionit te komunitetiti musliman, duke mos patur informacion as mbi financimin as mbi predikimet brenda tyre. Një prej të cilëve ishte edhe xhamia e Mëzezit.

Next Post

Kukësi mund Skënderbeun, Partizani shkëputet katër pikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In