• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Xhaka sheh lart: Mund t’i mposhtim të gjithë në Francë

by A R
28/01/2016 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taulant Xhaka, ka dhënë një intervistë me tabloidin më të lexuar zviceran, “Blick”. Aty, mesfushori energjik i kuqezinjve shpreh emocionet para ndeshjes Shqipëri-Zvicër, që do të luhet më 11 qershor, në kuadrin e Grupit A të fazës finale të “Euro 2016”. Ai nënvizon se Zvicra dhe Franca janë favorite për t’u kualifikuar në grup, sepse kanë lojtarë më të talentuar, por kompaktësia e grupit është ajo që do t’i japë suksesin Shqipërisë.

Taulant Xhaka, vëllai yt Graniti thotë se është shumë e vështirë të luajë kundër gjakut të tij. A do donit edhe ju që të mos kishte një përplasje me Zvicrën?

Po, e tërë situata është e vështirë. Jo vetëm për mua, por për të gjithë familjen time. Babai im, Ragipi, thotë se është me fat që ka dy duar, për të ngritur gishtin e madh për secilin.

A do hezitosh për t’i ndërhyrë vëllait tënd me këmbë gjatë ndeshjes?

Jo, nuk do ndryshoj stilin e lojës, në fund të fundit dua që të fitojë Shqipëria. Nuk ka rëndësi nëse luaj kundër vëllait tim. Por natyrisht nuk dua ta lëndoj as atë dhe askënd tjetër.

Ju keni luajtur njëherë kundër vëllait. E mbani mend atë duel?

Natyrisht, ishte diçka e veçantë për të dy ne. Por atëherë luaja si mbrojtës i djathtë dhe ai ishte në mesfushë. Pra nuk kishte shumë dyluftime mes nesh. Kjo do ndryshojë në Europian.

Çfarë mund të bëni me Shqipërinë?

Shumë gjëra. Ne mund të mposhtim çdo kundërshtar, kemi fituar në kualifikuese mes të tjerash edhe kundër Portugalisë. Sigurisht Zvicra e Franca janë favoritët në grup. Të dy ekipet kanë ndoshta individë më të mirë se ne në grup. Por ajo që na diferencon është kohezioni i ekipit.

Në total janë 12 lojtarë në kombëtaren shqiptare, që janë formuar në Zvicër. A do vijë edhe Shani Tarashaj dhe Albian Ajeti me ju?

Nuk mund të them asgjë. Tentoj të mos ndikoj në këtë drejtim. Ata duhet të vendosin së bashku me familjet e tyre.

Shkëlzen Gashi, duhet të ndryshojë ekip, ndoshta, të aktivizohet rregullisht, që të mos humbasë finalet e Kampionatit Europian…

Ai duhet ta dijë vetë se çfarë të bëjë.

A mund të largoheni nga Basel këtë verë?

Unë kam një kontratë me Basel deri në vitin 2018 dhe jam mirë këtu. Kam pranë familjen time, miqtë e mi, ndiej besimin e trajnerit. Por, në mënyrë të qartë, nuk mund ta përjashtoj një lëvizje jashtë vendit, në parim.

Si i keni raportet me Renato Steffen? Gjatë shtatorit ju u zutë keq.

E kemi harruar. Tani kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Jemi tipa të ngjashëm.

Telesport

Next Post

Beqaj replikon: E kishit hemodializën 90 euro, e keni vjedhur diferencën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In