• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaka: Nuk vij në kombëtare sa të jetë De Biasi, më la jashtë padrejtësisht

by Java News
27/03/2017 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taulant Xhaka nuk do jetë më pjesë e Kombëtares deri në momentin që De Biazi të jetë në krye të pankinës. Në një intevistë të fundit, lojtari grintoz është treguar shumë i drejtpërdrejtë kur është pyetur për problemet e fundit në Kombëtare si dhe tregon se ka bërë të gjitha përpjekjet për të sqaruar çdo gjë me teknikun kuqezi, por nuk ia ka dalë dot.

Mbi të gjitha nuk harron të shprehet se pavarësisht këtij vendimi lidhja me përfaqësuesen kuqezi është ende e madhe dhe e pandërprerë për asnjë moment.

 LARGIMI

I pyetur në lidhje me vendimin për t’u larguar nga Kombëtarja, mesfushori rrëfen bisedat e mbetura në tentativë me trajnerin De Biazi si dhe të gjitha situatat që e kanë sjellë çështjen deri në këtë pikë drastike.

“Unë u largova nga grumbullimi se ai trajner nuk më ka dhënë asnjë arsye se pse unë nuk luaj. Së dyti, aty ka lojtarë që luajnë nëpër ligat e dyta dhe që as nuk luajnë nëpër ekipet e tyre dhe janë aktivizuar përpara meje”, shprehet fillimisht mesfushori i Bazelit.

TRAJNERI

Xhaka bën me dije se asnjëherë nuk ka arritur të komunikojë me De Biazin në lidhje me këtë situatë të krijuar. Ai shton se italiani i është shmangur sa herë që Xhaka ka kërkuar bisedë me të.

“Së treti, kam dashur që të flas me trajnerin, por gjithmonë më largohej që të mos bisedonte me mua. Kjo sepse ai nuk kishte asnjë arsye për të m’u përgjigjur”, vijon akuzën e tij futbollisti i Kombëtares.

 DEKLARATA

Në lidhje me shpjegimin që trajneri De Biazi dha në konferencën për shtyp, Xhaka tregon se tekniku ka gënjyer.

“Me keqardhje, por më vjen turp të them që gënjen kur trajneri thotë se ika për shkak se pata probleme personale”, ka deklaruar Xhaka.

 KOMBËTARJA

Mesfushori insiston në fjalën e tij se nuk ka pasur asnjë problem me askënd në skuadër dhe se nuk ka menduar kurrë largimin nga Kombëtarja. Mirëpo, Xhaka tregon edhe vendimin drastik që ka marrë kundrejt trajnerit De Biazi.

“Unë nuk kam asnjë problem. Me askënd në skuadër. Madje, as nuk jam larguar nga Kombëtarja. Unë luaj me zemër dhe shpirt si kuq e zi, por sa të jetë ky trajner, unë nuk do të vij më”, u shpreh Xhaka për “Panorama Sport”.

a.ç

Next Post
Grabitja e parave të bankës/ Tahiri takim në Policinë e Tiranës

Vidhet dyqani i celularëve në Tiranë, autorët thyejnë xhamat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In