• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj takon homologun austriak, merr mbështetje për asistencë teknike e logjistike për Policinë

by Java News
07/05/2018 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Austri, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u takua sot në Vjenë me homologun e tij Herbert Kickl. Në takimin që zgjati rreth 90 minuta, u shprehën vlerësime për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe u diskutua për një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në vijim. Ministrat evidentuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, ndërsa u nënvizua mbështetja e plotë e Austrisë për përpjekjet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.

Në fjalën e tij ministri Xhafaj bëri një paraqitje konkrete të prioriteteve të Ministrisë së Brendshme, në fushën e rendit dhe sigurisë dhe njëherësh, të arritjeve të derisotme veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ministri Kickl përgëzoi Shqipërinë për arritjet dhe garantoi se Austria do të jetë gjithmonë një ‘avokate’ e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

Ministria e Brendshme e Austrisë do të ofrojë asistencë teknike dhe logjistike për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Gjithashtu u dakordësua bashkëpunimi i ndërsjellë për projekte konkrete. Në javët në vijim do të ngrihen grupe pune në nivel ekspertësh për organizimin e eventeve të rëndësishme, për shkak të Presidencës së BE-së së Austrisë në 6 mujorin në vijim dhe Presidencës së Shqipërisë të Konventës për Bashkëpunimin Policor për Evropën Juglindore.

Takimi i Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë së vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në vjeshtën e këtij viti, është rënë dakord me palën austriake, të mbahet në Tiranë. Austria ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të avancuar projektin e propozuar nga ministri Xhafaj në takimin e Triestes vitin e kaluar, për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor. Në përfundim të takimit Xhafaj ftoi homologun austriak për një vizitë në Shqipëri, e cila u pranua me kënaqësi nga ministri Kickl.

ma.me

Next Post
Tatimet: Njihuni me 12 llojet e të ardhurave personale që nuk taksohen

Falja e detyrimeve, ulet borxhi i bizneseve në tatime me 35%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com