• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Falja e detyrimeve, ulet borxhi i bizneseve në tatime me 35%

by Java News
07/05/2018 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2017-ë bizneset kanë krijuar një borxh të ri pranë administratës tatimore në nivelin e 257 milionë Dollarëve. Në total vlera e të gjitha detyrimeve që komuniteti i biznesit ka ndaj buxhetit të shtetit arrin vlerën e 955 milionë Dollarëve, sa 6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Rreth gjysmën e detyrimeve e zënë borxhet me vjetërsi mbi 2 vjet, ndërsa stoku i detyrimeve të krijuara vitin që shkoi arrin në 27% të totalit. Në fund të vitit 2017, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve raporton një tkurrje të borxhit me 35% ose 510 milionë Dollarë më pak krahasuar me një vit më parë.

Efektin më të madh në rënien e detyrimeve në Tatime e ka ligji për fshirjen dhe faljen e e tyre, i cili ka çliruar nga barra e borxhit 540 milionë Dollarë. Më shumë se gjysma e subjekteeve debitorë sot rezultojnë me statusin pasiv duke bërë të pamundur vjeljen e detyrimeve.

Peshën më të madhe në borxhet që bizneset kanë ndaj shtetit e ka taksa e TVSH, duke u pasuar nga tatimi mbi fitimin dhe pagesa e sigurimeve shoqërore. Një vit më parë Drejtoria e Tatimeve nisi fushatën për mbledhjen me forcë të detyrimeve te bizneset, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandoi nisjen sa më parë të vjeljes së tyre duke kërkuar bllokimin e konfisikimin të pasurive të ndërmarrjeve./Klan

ma.me

Next Post
PS riorganizon degët në Tiranë, lëvizin deputetët Manja, Abazi, Suli e Ferhati

"Luten, o Zot ishallah nuk më thërrasin", Rama paralajmëron Vetting për politikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com