• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj komenton degradimin e PD: Opozitës i duhet një lider i pa infektuar nga berishizmi dhe nënproduktet e tij!

by A R
09/01/2022 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka komentuar përplasjen mes Sali Berishës dhe kryedemokratit Lulzim Basha, e cila kulmoi me zhvillimin e një proteste të dhunshme një ditë më parë në selinë e PD-së.

fatmirxhafaj-saliberisha-lulzimbasha

Xhafaj e konsideron të turpshëm dhunën e ushtruar ditën e djeshme teksa shton se është fundi i degradimit të një partie politike.

Sipas tij, nga të gjitha këto zhvillime, nuk janë dëmtuar vetëm Berisha dhe Basha, por të gjithë qytetarët shqiptarë.

Më tej, Xhafaj shkruan se duhen nxjerrë mësime dhe reflektime.

Postimi i plotë:

Nuk ka vend për fitimtarë e as për t’u gëzuar kur sheh se si demokracia dhunohet çmendurisht me vare e gurë, mbyllet me brava apo rivritet me demagogji populiste. Dje fatkeqësisht nuk humbën veç të falimentuarit historik Saliu e Luli, por të gjithë ne shqiptarët u goditëm nga dhuna e shfaqur ekraneve. Ata kanë kohë që janë rrokullisur dhe nuk meritojnë asnjë rresht. Problemi është se me ta dhe si ata po humbasim të gjithë çdo ditë e nga pak. Kështu humbet liria dhe fiton autokracia, humbet demokracia dhe fiton kleptokracia, humbet Shqipëria dhe fitojnë ata që përpiqen çdo ditë ta kontrollojnë atë duke mbajtur vetë bravën dhe vetë çelësin e demokracisë.

Fjala “TURP” është krejt e vogël për të emërtuar përdorimin e dhunës, për të marrë apo mbrojtur pushtetin brenda pushtetit partiak, për të pasur mundësi për pushtet publik, pushtet ekzekutiv, apo pushtet personal mbi shqiptarët. Ky nuk është veç fundi i tmerrshëm i degradimit të një partie politike që na ka qeverisur dhe kërkon të na qeverisë përsëri, por një ngjarje prej së cilës duhen nxjerrë mësime, reflektime e veprime.

Kjo nuk është çështje godinash apo karrigesh, por çështje fryme, sjelljeje dhe kulture politike. Berishizmi ose autokracia e arroganca partiake, kleptokracia dhe korrupsioni politik, fatkeqësisht janë të prekshme në realitetet e sotme partiake. Shiheni modelin në të dy pjesët e PD: Dy lidershipe, dy anë të së njëjtës medalje dhe pjesë të së njëjtës të keqe që kanë keqqeverisur prej vitesh këtë vend.

Kronika e paralajmëruar e një zinxhiri zhvillimesh negative në demokracinë partiake do vazhdojë të thellohet më tej e më gjerë nëse nuk kapim thelbin e problemit: Zbatimin e fortë dhe të barabartë të ligjit, forcimin e institucioneve ligjzbatuese përballë arbitraritetit të individëve të fortë, ndëshkimin e korrupsionit politik dhe demokratizimin e brendshëm të partive.

Qeverisjet janë produkt dhe pasqyrë e partive politike. Qeverisje të mirë, të ndershme dhe në interes të qytetarëve mund të garantojnë vetëm parti politike ku demokracia e brendshme është aktive, ku debatohet e vendosin institucionet e kolegjialiteti në to, ku promovohen vlerat dhe individët e ndershëm, ku nxiten e bëhen konkuruese ambiciet e shëndetshme politike. Andaj, lipset emergjencë për t’i demokratizuar partitë duke nxjerrë “NON GRATA” korrupsionin politik, autokracinë dhe arrogancën politike.

Koha të ringrihet opozita, por me lidership krejt të ri dhe të pa infektuar nga berishizmi dhe nënproduktet e tij të ngjashme. Opozita na duhet realisht të gjithëve të jetë e fortë, e pavarur dhe e ndershme për të shmangur dëmin e madh dhe me kosto të lartë ringjalljeje për demokracinë dhe institucionet demokratike. Kush mendon ndryshe apo akoma më keq, punon për këtë gjë në prapaskenë, dëshiron autokracinë dhe kleptokracinë, vdekjen e demokracisë!

/a.r

Next Post
U plagos sot me Klodian Stafukën, si i shpëtoi Gentian Bejtja atentatit me tritol në 2016

U plagos sot me Klodian Stafukën, si i shpëtoi Gentian Bejtja atentatit me tritol në 2016

Comments 2

  1. Ap says:
    4 years ago

    Kjo kunje eshte me shume per Edi Ramen zoti Xhafaj?!

    Reply
  2. Katarakti says:
    4 years ago

    Habitesh me arkaizmin mesjetar shqiptar!Saliu eshte nje njeri i semire psiqik! Keshtu ka qene gjithmone! Saliun e kane frike te gjithe shqiptaret,pa perjashtim! Ai te peshtyn,ben pis,te rrah,te vret dhe te zhduk! I krijoi paramilitaret e tij ne Bathore dhe ne gjithe SHqiperine! Por edhe Luli eshte i biri shpirteror i tij! Nuk ka ndryshim ketu! Te gjithe gazetaret dhe analistet jane te shitur! Money talks ne fund te fundit!

    Reply

Leave a Reply to Ap Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In