Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ka hedhur akuza në drejtim të qeverinë, gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit. Siç raporton gazeta “Panorama”, Xhafaj ka akuzuar se po bëhët korrupsion me ligjin për koncensionet.
Sipas tij, ky ligj lë hapësirë për abuzime dhe korrupsion, ndërsa shtoi se nëpunësit e lartë të ministrive, bëjnë pazare natë e ditë me koncensionet.
“Unë jam ligjvënës dhe kam të drejtën ta them, historia e hidrocentraleve ka qenë një histori korrupsioni në këtë vend dhe vazhdon të jetë një histori korrupsioni. E thënë drejtpërdrejt prej meje. Ky është mendimi im. Pavarësisht retorikës së mirë dhe punës që po bëhet për të ngushtuar këto hapësira korruptiva, por këto kanë qenë format, ofertë e pakërkuar, bonus, etj. Dhe thoshin të gjithë me ligj e kemi marrë, me ligji, por korrupsion me ligj është ky. Ne jemi duke bërë një reformë në drejtësi dhe një nga pikat e forta që kemi ne është edhe që kanë hartuar ekspertët se si të mbyllim shtigjet e ligjit. Që ligji vetë të mos lejojë të bëhet korrupsion me nëpunësit”, tha Xhafaj.









