• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaçka: Procedurat për shkarkimin e Metës mund të mbyllen brenda 10 ditëve

by Java News
21/06/2019 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisma e mazhorancës për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta nuk kaloi pa u trajtuar në emisionin “I Ftuari” në A2 CNN.

E pyetur nga gazetari Endri Xhafo, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se nisma ka kaluar në Komisonin e Ligjeve dhe procedura për shkarkimin e tij mund të mbyllet brenda 10 ditësh.

“Sot për sot, kërkesa e deputetëve firmëtarë i ka shkuar Komisionit të Ligjeve. Komisioni i Ligjeve shqyrton kërkesën e deputetëve  paligjshmëritë, antikushtetutshmërinë e veprimeve të presidentit.

Më pas Komisioni e kthen ose i bën kërkesë Parlamentit të votojë shkarkimin e presidentit. E gjitha mund të ndodhë në një javë ose 10 ditë. Nuk ka pse të ketë Komision Hetimor. Mund ta bëjë dhe Komisioni i Ligjeve. Ndoshta do të thërrasë dhe vetë Presidentin, kam përshtypjen të hënën. Më pas Komisioni del me një vendim që ja dërgon Kuvendit. Procedura është më e shpejtë nga sa e parashikuat ju”, u shpreh Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka.

Minitrja Xhaçka u pyet edhe për përgjimet e “Bild” dhe konkretisht për rastin e bashkëshortit të saj.

Xhaçka u shpreh se fjalët nuk duhet të dalin nga konteksti. Ai u shpreh se e di mirë sesi ka qenë situata në Dibër në atë kohë. Xhaçka thekson se kujton bandat e PD, ndërsa përmend edhe emra.

“Rasti i bashkëshortit tim… nuk e di, ndoshta është aty sepse është bashkëshorti im ose ndoshta sepse ka qenë deputet i Partisë Socialiste në atë kohë. Bashkëshorti im ka qenë duke folur me një funksionar të PS në zonën e Maqellarës. Dy ditë përpara asaj telefonate ka qenë me të, kur mbi të është abuzuar, ka edhe një denoncim mbi këtë gjë. Kanë qenë funksionar të PD… Ajo ka qenë një bisedë që mund të bëjë çdokush që do t’i japë kurajo dhe t’i thotë se të është vlerësuar puna. ‘Jo vetëm prej meje se unë e pash me sytë e mi, por edhe të lidershipit të partisë, i cili e vlerëson atë që t’i ke bërë në zonë’. Edhe kur gjërat dalin jashtë kontekstit, kur diskutohet – “e ke kopsitur mirë” – njerëzit e kuptojnë i ke paguar të gjithë. Nuk ka lidhje fare. Po të flas për bashkëshortin për një arsye të thjeshtë. Në atë kohë kam qenë edhe vetë në Dibër, si kryetare e Forumit të Grave të PS. Unë di se çfarë ka ngjarje. Unë mbaj mend shumë mirë bandat e PD, shpërnguljen e PD, duke filluar nga ish-kryetari i komunës Lazarat bashkë me të tijtë, duke vazhduar më pas me shpurrën e Flamur Nokës, Kryetarin e Bashkisë së Kamzës. Unë e kujtoj situatën e tensionuar atje dhe patjetër frikën dhe sikletin, ndoshta edhe terrorin për t’u përballur me të gjithën këtë”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

g.kosovari

Next Post
Bllokohet autobusi nga Maqedonia me cigare kontrabandë në Portin e Durrësit, kishte destinacion Italinë

Bllokohet autobusi nga Maqedonia me cigare kontrabandë në Portin e Durrësit, kishte destinacion Italinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In