• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaçka në Forumin Ballkanik të Budapestit: Synojmë të mbajmë konferencën e Dytë Ndërqeveritare brenda vitit 2023

by Java News
09/03/2023 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, deklaroi nga Forumi Ballkanik i Budapestit se rajoni sheh sinjale pozitive nga BE përsa i përket procesit të integrimit dhe se pritshmëria është që brenda 2023 vendi ynë do të arrijë të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare.

“Ne shohim një ndryshim në qasjen e BE ndaj rajonit, sidomos pas agresionit të paligjshëm rus në Ukrainë. Tashmë BE ka një qasje më strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe perspektiva e integrimit evropian është e besueshme. Mbajtja e Samitit BE – BP në Tiranë ishte një mesazh i fortë i mbështetjes për rajonin, por edhe i përkushtimit të BE ndaj integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ajo.

Ministrja Xhaçka u ndal gjatë diskutimit të saj edhe tek roli që ka luajtur Shqipëria në Këshillin e SIgurimit të OKB-së në raport me luftën në Ukrainë.

“Vendi ynë ka mbajtur një qëndrim të qartë e të guximshëm në KS, duke denoncuar agresionin e duke punuar diplomatikisht krah aleatëve për të izoluar Rusinë. Ky qëndrim është në linjë jo vetëm me aleatët tanë, por edhe me interesin tonë kombëtar, pasi ne besojme që një sistem ndërkombëtar i bazuar tek rregullat, me Kartën e OKB-së si shtyllë të tij kryesore, është jetik për sigurinë e vendeve si Shqipëria. Unë nuk di të them se çfarë mund të bëjë më shumë OKB për të arritur paqen në Ukrainë, por di të them se kjo paqe duhet të fillojë me tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina dhe respektimin plotësisht të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha ajo.

Forumi Ballkanik i Budapestit organizohet nga Instituti për Punë të Jashtme dhe Tregti dhe Fondacioni Konrad – Adenauer. Përveç Ministres Xhaçka, të pranishëm ishin Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ai i Serbisë, Ivica Dacic dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

 

/s.f

Next Post
Forcat Ajrore të Ukrainës: Rusia po përdor raketa që nuk i kemi parë kurrë më parë

Forcat Ajrore të Ukrainës: Rusia po përdor raketa që nuk i kemi parë kurrë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Begajt dhe Ramës, ambasadorja e re e Bashkimit Europian takohet edhe me kryeparlamentarin Peleshi

Pas Begajt dhe Ramës, ambasadorja e re e Bashkimit Europian takohet edhe me kryeparlamentarin Peleshi

September 9, 2026
Përshkallëzim i përplasjes SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Bombardimet në Hormuz “çmendin” çmimin e naftës në bursë, shkon në 100 dollarë për fuçi! Tronditen tregjet botërore në pak orë

September 9, 2026
Dëmtimi i frikshëm që shokoi në natën e parë të Champions, Borussia Dortmund në ankth për Karetsas!

Dëmtimi i frikshëm që shokoi në natën e parë të Champions, Borussia Dortmund në ankth për Karetsas!

September 9, 2026
Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

Mbyllet takimi në Korçë, zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe…

September 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Kryeministri Rama mbledh përsëri drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”, zbulohen ora e takimit dhe dy temat e diskutimit!

September 9, 2026
Kombëtarja në prag të ndeshjes së Nation League, tekniku Maran zbarkon në Skoci për të gjetur një “sallaks”! Çalon krahu i djathtë

Kombëtarja në prag të ndeshjes së Nation League, tekniku Maran zbarkon në Skoci për të gjetur një “sallaks”! Çalon krahu i djathtë

September 9, 2026
Ish-kreu i NATO-s apel partive në Kosovë: Vendosni interesin e qytetarëve mbi krizën politike!

Ish-kreu i NATO-s apel partive në Kosovë: Vendosni interesin e qytetarëve mbi krizën politike!

September 9, 2026
Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, zbulohet shkaku! ISHTI: Nuk nisi nga rezervuarët, zjarri dyshohet se erdhi nga një automjet që furnizohej!

Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, zbulohet shkaku! ISHTI: Nuk nisi nga rezervuarët, zjarri dyshohet se erdhi nga një automjet që furnizohej!

September 9, 2026
Dhunoi dhe këcënoi Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikolli! Dy ende në arrati

Dhunuan Eduart Kuçin, nis seanca e masës së sigurisë për këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij! Prokuroria kërkon burg

September 9, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Betejë me flakët në 6 qarqe të vendit, harta me zonat kritike! Mbrojtja: 43 vatra në 24 orë, 13 ende aktive! Mbi 1 mijë forca në aksion

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com