• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaçka nderon me medalje 26 ushtarakë

by Java News
29/12/2018 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

23 ushtarakë të gradave të ndryshme dhe 3 civilë që punojnë në strukturat e Forcave të Armatosura u nderuan me medalje nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ministrja Xhaçka theksoi se njerëzit janë pasuria më e madhe në FA. “Secili prej jush, e pa diskutim çdo efektiv i FA e punonjës i kësaj Ministrie, më keni ndihmuar për të shtyrë përpara reformat në sektorin e mbrojtjes, për të mbështetur djemtë dhe vajzat tona në uniformë brenda dhe jashtë kufijve, për t’i ardhur në ndihmë çdo familje shqiptare në vështirësi për shkak të motit të keq apo temperaturave të larta, si institucion përgjegjës tanimë për emergjencat civile.

Ka një fakt që nuk duhet mohuar e madje duhet përsëritur me zë të lartë: sado të përpiqemi për të modernizuar Forcën të Armatosur, sado mangësi të përkohshme të kemi në punën tonë, asgjë dhe askush nuk e zëvendëson pasurinë më të madhe që Forca e Armatosur ka dhe kjo pasuri janë njerëzit e saj.”

Ministrja Xhaçka përmendi gjithashtu arritjet ushtarake gjatë vitit 2018, duke veçuar medaljen e bronzit që Komandot fituan në stërvitjen ndërkombëtare “Cambrian Patrol”. “Keni bërë krenar çdo shqiptar në stërvitje e njëherësh dhe gara me ushtri të tjera aleate si ajo e Britanisë së Madhe, nga ku nuk erdhët me lajmin e braktisjes së detyrës, por me vlerësimin si një prej 3 skuadrave më të mira, krah atyre që kanë përvojë apo buxhet më të madh në vendet e tyre.”- u shpreh ministrja Xhaçka.

23 ushtarakët dhe 3 civilët u nderuan me medalje të ndryshme si ajo e nderit, “për trimëri, guxim dhe kontribut të spikatur”, me medaljen e mirënjohjes për “kontributin e dalluar dhe vlerat e veçanta në shërbim në lartësimit të figurës së ushtarakut të FA, me medaljen për shërbime të shquara për ushtarakët e “dalluar për detyra me përgjegjësi të lartë” dhe me medaljen për shërbime të larta, për punonjësit e “dalluar për arritje të veçanta në kryerjen e detyrave të ngarkuara”./a.meta

Next Post
Muç Nano: Në 2019 ka luftë të ashpër mes Ramës e Veliajt, kryeministri e ka “halë në sy”

Muç Nano: Në 2019 ka luftë të ashpër mes Ramës e Veliajt, kryeministri e ka “halë në sy”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In