• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muç Nano: Në 2019 ka luftë të ashpër mes Ramës e Veliajt, kryeministri e ka “halë në sy”

by Java News
29/12/2018 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin e tij “Provokacija”, Mustafa Nano bëri një parashikim se çfarë do të na sjellë viti 2019 në planin politik. Sipas tij, fillimisht do të shuhet protesta e studentëve.

“Doni t’ju bëj disa parashikime për vitin e ardhshëm në planin politik? Mirë atëherë, po provoj. Viti i ardhshëm do fillojë me shpërbërjen e protestës studentore, e cila, sidoqoftë, mund të quhet e dobishme.

Sepse së pari, ekspozoi problemet që ekzistojnë brenda sistemit tonë universitar, së dyti u bë shkak që të bëhen një numër ndërhyrjesh brenda këtij sistemi, dhe së treti e rifreskoi disi jetën publike shqiptare që ishte shndërruar në një ligatinë nga cepi në cep.

Por protesta nuk i dha asnjë goditje sistemit politik, e në përgjithësi rendit të gjërave. Pas kësaj proteste, të vjen të recitosh vargjet e njohura: Selanik e tatëpjetë/siç ka qenë do të jetë. Edi Rama do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit.

E do tentojë të marrë një mandat të tretë. Për këtë gjë po punon si në ethe. Nuk është se ka në kokë objektiva për të arritur.

Jo, jo, ka vetëm tahmanë për pushtet dhe nuk merret vesh se për çfarë i duhet ky pushtet kur nuk ka fuqi të largojë qoftë edhe një ministër në një kohë që do duhej t’i largonte të gjithë”, u shpreh Nano.

Një tjetër ngjarje interesante për Nanon do të jetë përplasja Rama-Veliaj.

“Tani, ai vërtet nuk ka fuqi të largojë një ministër, por Erion Veliajn mund ta largojë. Ky i fundit i është bërë halë në sy. Sepse po e sfidon Frenkeinsteinin e vet, që është Rama, dhe kjo gjë në Partinë Socialiste është bërë zakon. E bëri edhe Rama me Nanon.

Viti që vjen pra do të jetë viti i përplasjes së madhe mes Ramës e Veliajt. Ramës i ka shkuar në mendje ta largojë Veliajn, por edhe aq të lehtë nuk e ka. E di shumë mirë se nëse Veliaj mbetet në krye të bashkisë së Tiranës, është keq. Por edhe ta largojë prej andej, është po njësoj keq.

As Veliaj nuk e ka të lehtë të zgjedhë në këtë situatë. Letrat janë zbuluar tanimë, dhe si t’i shpallë luftë Ramës, si të vendosë t’i bëhet rrogoz atij, ai rrezikon po njësoj.

Ngado që t’i vijmë vërdallë këtij diskutimi, është e sigurtë që do të kemi një luftë civile brenda Partisë Socialiste. Një luftë “të përgjakshme”. Ushtritë janë duke u rreshtuar”, tha ai.

Nga ana tjetër kemi opozitën. Për Mustafa Nanon, Basha duhet të tregojë që është lider dhe për ta bërë këtë duhet të mundë Berishën.

“Në krahun tjetër, Lulzim Basha po rropatet shumë, por nuk po nxjerr gjë në dritë. Dhe nuk ka për të nxjerrë gjë në dritë, nëse nuk vendos të bëhet lider.

Ai duhet t’i bindë njerëzit se është një lider. Ka pesë vjet që po i thuhet kjo gjë. Kjo është më e para gjë që duhet të bëjë. Dhe me këtë, të kuptohemi, ai nuk ka të sigurtë fitoren. Jo, thjesht i jep një shans vetes. Por pa këtë çdo gjë është e kotë. Asnjë shans nuk ka.

Lind pyetja: Ç’do të thotë të bëhet lider? Tani, kjo do të thotë shumë gjëra, por mund të fillohet me një gjë. Basha duhet të mundë Berishën.

Dhe kjo nuk është një tekë e imja, apo e njerëzve si unë. Është një mënyrë për të provuar leadership. Kush e ka parë PD-në me dyshim, nuk ka pse të ndryshojë mendim tani, teksa sheh se Basha nuk ka fuqi t’i marrë Berishës as ditën e enjte. E keni vënë re që ditën e enjte, qoftë në parlament, qoftë nëpër studiot televizive, qoftë në rrjetet sociale, ai që duket, ai që ftohet, ai që bën protagonistin, ai që bërtet, është Berisha? Prandaj, apeli im për Bashën është: Munde Berishën. 

Nuk them: shkatërroje, poshtëroje, hidhe në koshin e plehrave të historisë. Kjo do ishte shumë për ty. Do të të binte të fikët edhe ta mendoje. Them: munde, sfidoje, kapërceje, injoroje. Ndryshe, askush nuk ka për të të marrë seriozisht ndonjëherë. E kanë më kollaj të ndjekin Rudina Hajdarin sesa ty”, u shpreh ai.

Përsa i përket LSI-së, Nano nuk përjashton që të fillojë një “luftë civile” brenda familjes Meta.

“Në krahun tjetër është edhe LSI-ja, por edhe këtu gjërat janë të lexueshme. Më të lexueshme nuk i bën nëna. Aty komandon Monika Kryemadhi, komandon pa më të voglin problem, por nëse LSI-ja del keq në zgjedhjet e ardhshme lokale, atëherë ky do të ishte një sinjal i keq për këtë parti. Dhe ai që do ta vuante më shumë këtë situatë do të ishte Ilir Meta.

Sepse do fillojë të mendojë që në fund të mandatit presidencial mund ta gjejë LSI-në të shpërbërë, të shkërrmoqur. Nuk do të ishte çudi, atëherë, që për të shpëtuar LSI-në, e cila është e vetmja gjë që vlen për Ilir Metën në këtë botë, ky i fundit ta lërë presidencën para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Dhe të rimarrë LSI-në. Nëse Monika nuk do të hedhë vickla, kuptohet.

Sepse nuk duhet përjashtuar as një “luftë civile” brenda familjes Meta. Dhe ka për të qenë gallatë, nëse ka për të ndodhur një luftë civile e tillë.

Por sido që të jetë, në fund fare do të jetë Meta fituesi. Dhe ky i fundit do të futet në zgjedhje në krah të Berishës. Për të mundur Edi Ramën. Dhe kështu, do jemi në pikën që merr kuptim dialogu i famshëm tosk: Ku ishim? Asgjëkund. Çfarë bëmë? Hiçasgjë.

Vështrim pesimist? Kështu mund t’ju duket juve. Mua më duket realist”, përfundoi ai./ameta

Next Post
Dhjetori i zjarrtë politik në Serbi, kërkohet ende demokraci

Dhjetori i zjarrtë politik në Serbi, kërkohet ende demokraci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In