• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Woody Allen i kërkon Amazon-it plot 68 milionë dollarë për 4 kontrata

by Java News
14/02/2019 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjisori Woody Allen (83) e paraqiti të enjten një padi me vlerë prej 68 milionë dollarësh kundër studios Amazon, e cila hoqi dorë nga marrëveshja e mëparshme, raporton Variety.

Allen pretendon se Amazon refuzoi ta lëshojë filmin e tij ‘A Rainy Day in New York’, edhe pse ai ishte përfunduar gjashtë muaj më parë. Në padi thuhet se Amazon kishte arsye të paqarta se pse projekti ishte refuzuar, por edhe me heqjen dorë nga premtimi për t’i prodhuar edhe tre filma të tjerë.

“Amazon është përpjekur t’i justifikojë veprimet e veta duke iu referuar pretendimeve 25 vjeçare të pabazuara kundër Woody Allen, të cilat ishin të njohura për Amazonin dhe publikun para se të nënshkruheshin katër kontratat. Sidoqoftë, këto pretendime nuk ofrojnë bazë që Amazoni ta ndërpresë kontratën. Nuk ka bazë ligjore që Amazoni të heqë dorë nga premtimet e veta”, – thuhet në padi.

Përndryshe, Dylan Farrow (33 vjeç), vajza e Woody Allen, ka pohuar prej kohësh se babai i saj ka abuzuar seksualisht me të derisa ajo ishte fëmijë.

Drejtorët e Amazon, Jason Ropell dhe Mat Newman u takuan me përfaqësuesit e Allen në dhjetor të vitit 2017, menjëherë pasi që Roy Price, i cili e udhëhiqte Amazonin, u akuzua për sjellje të paligjshme.

Në janar të vitit 2018, avokati i Amazon, Ajay Patel, e propozoi një shtyrje të shfaqjes së filmit “A Rainy Day in New York” deri në vitin 2019, gjë që Allen e pranoi. Pastaj, verën e kaluar avokati e publikoi njoftimin për ndërprerjen e katër kontratave duke thënë se Amazon nuk kishte ndërmend ta shpërndante asnjë film të vetëm.

Atëherë ai nuk e specifikoi arsyen, por më pas përfaqësuesit e Amazonit thanë se e kanë anuluar marrëveshjen për shkak të “ngjarjeve të paraqitura, duke përfshirë paditë e ripërtërira kundër regjisorit, komentet e tij kontroverse dhe refuzimet e vazhdueshme të talenteve të njohura për të punuar me të, ose që të jenë të lidhur me të në ndonjë mënyrë”, përgatiti Koha.

Next Post
Beogradi sërish probleme: Nuk do lemë serbët në FSK

Kosovë/NATO vendos për FSK-në në pranverë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

April 4, 2026
Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

April 4, 2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In