• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Witkoff: Putin pranoi garanci sigurie për Ukrainën gjatë samitit me Trump

by E S
17/08/2025 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Steve Witkoff, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka rënë dakord që Ukraina të marrë garanci sigurie nga SHBA-të dhe aleatët evropianë, si pjesë e bisedimeve në samitin e Alaskës me Donald Trump, raporton CNN.

Në një intervistë për emisionin State of the Union të Jake Tapper, Witkoff tha se palët arritën në një dakordësi që i lejonte SHBA-ve dhe vendeve evropiane të ofronin një garanci sigurie të ngjashme me nenin 5 të NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

“Putin e ka bërë të qartë se një ‘vijë e kuqe’ për të është anëtarësimi i Ukrainës në NATO. Pra, ajo që diskutuam ishte nëse Ukraina do të mund të pajtohej me këtë kusht dhe të jetonte me të. Nëse po, atëherë arritëm këtë koncesion: që Shtetet e Bashkuara të ofronin mbrojtje të ngjashme me nenin 5, gjë që është arsyeja kryesore pse Ukraina dëshiron të hyjë në NATO”, theksoi Witkoff.

Ai e cilësoi marrëveshjen si herën e parë që Rusia ka pranuar një formulë të tillë, duke e quajtur një hap të rëndësishëm në negociatat për përfundimin e luftës.

Sakaq, negociatat patën një fillim të dobët, por tani ato po shohin përpara, pasi Trump e ka ftuar udhëheqësin ukrainas në Uashington nesër.

Pritet të marrin pjesë edhe disa udhëheqës evropianë. Ende nuk dihet se kush do të jenë ata dhe nëse do të udhëtojnë në kryeqytetin e SHBA-ve apo do të lidhen në distancë.

Trump tani po ndjek “një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Rusinë” dhe pretendon se “evropianët janë gjithashtu dakord”.

Next Post
Rrezikoi të mbytej në plazhin e Karaburunit, turistët dhe policia kufitare shpëtojnë 30-vjeçaren

Rrezikoi të mbytej në plazhin e Karaburunit, turistët dhe policia kufitare shpëtojnë 30-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com