Kryetari në Detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, pati sot një takim të shkurtër me ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili është edhe Kryetari i Radhës i OSBE-së.
Wilton e falënderoi Steinmeier-in për kryesimin e punës së OSBE-së në fushën e bashkëpunimit rajonal, dialogut, rinisë dhe kundër kërcënimeve transnacionale.
Po ashtu, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Kryesia e Radhës e OSBE-së konfirmuan përkushtimin e OSBE-së për partneritet afatgjatë dhe mbështetje për institucionet dhe qytetarët e Shqipërisë./a.m.