• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Willy Kamsi nxjerr për herë të parë elegjitë e Luigj Gurakuqit

by Java News
24/11/2016 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të nxjerra prej Arkivit të Shtetit, përkthehen për herë të parë nga gjuha latine në gjuhën shqipe, “Elegjitë” e Luigj Gurakuqit.

Paraqitja e Willy Kamsit, shoqëruar me dy poezi që ishin botuar në botime të tjera, por jo në atë të vitit 1940, si dhe “Elegjitë”, përkthyer në shqip prej përkthyesit Gjon Shllaku vijnë në një libër nga Botimet Françeskane.

“Botimin që kemi në dorë është i dyti mbas atij të vitit 1940. Botimin e vitit 1940 e kishte botuar Gjon Kamsi. Risia e këtij botimi qëndron në faktin se shtohen disa poezi, që ishin botuar tjetërkund.

Për herë të parë mbas 76 viteve ribotohen të paprekuna shënimet e Luigj Gurakuqit. Janë botue në kohën e komunizmit ‘Veprat e zgjedhur’ të Luigj Gurakuqit por me cungime, jo të plota”, thotë At Vitor Demaj.

Ai shton se edhe për botimin e asaj përmbledhjeje që mandej doli e cungueme, janë marrë dorëshkrimet e Luigj Gurakuqit që ruheshin prej Gjon Kamsit. “Historikisht Luigj Gurakuqi kishte nji miqësi të madhe me Etërit Françeskanë, sidomos me At Gjergj Fishtën, At Anton Harapin e At Ambroz Marlaskaj.

Dhe vjershat e Luigj Gurakuqit hyjnë në kolanën e botimeve françeskane dhe botohen prej Provincës Françeskane shqiptare, si shenjë miqësie e nderimi për këtë personalitet të shquar të kulturës sonë”, shton At Vitor Demaj.

Ai sjell në vëmendje se Luigj Gurakuqin e lidhte një miqësi e veçantë me familjen Kamsi, pra me Gjon Kamsin babën e Willy Kamsin. Kur Gjon Kamsi banonte në bari të Italisë, Luigj Gurakuqi bënte vizita të shpeshta të shtëpia e tij. Shumë prej sendeve personale të Luigj Gurakuqit i kanë ruajtur me nderim si relike (vlerë e paçmueshme) kombëtare Gjon Kamsi e i biri Willy Kamsi dhe e bija Miriam Gjon Kamsi.

Ky botim del në dritë nën kujdesin e Willy Gjon Kamsit. BOTIMI Willy Kamsi shkruan se “kanë kalue disa vjet qyshse pau dritën e para dhe e vetmja përmbledhje vjershash të Luigj Gurakuqit, në nji vëllim prej 94 faqesh.

I botuem në Bari të Italisë më 1940 në Shtypshkrojën e nji Shtëpije Botuese të përmendun, G. Laterza, në 1000 kësombla, prej Gjon Kamsit (Gjikam), qe shpërnda në Shqipní, por edhe në Kosovë. I mirëpritun kudo si vepra e njenit ndër atdhetarët mâ në shêj të vendit tonë”.

Sipas tij, “vjetët kanë rrjedhë dhe koha e pruni që sot të mos gjindet mâ në qarkullim asnji kopje e tij. Edhe Veprat e zgjedhura, që u botuen para disa vjetësh, në regjim komunist, iu nënshtruen censurës, kështu që nuk mund të thomi se kemi në dorë me to mendimin autentik të Gurakuqit”.

Ai shton se në një artikull i botuar në shtypin e përditshëm në kohën kur vlonte polemika për zgjedhjen e kryeqytetit të vendit, e ky problem ishte tashmë shuar me kohë, qysh me shpalljen e Tiranës kryeqytet të Shqipërisë nga Kongresi i Lushnjës, ai artikull me titull “Shkodra kryeqytet”, nuk u botua n’atë përmbledhje, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Itali, i papunë dhe “vampir nate”… i riu shqiptar që flinte ditën dhe trafikonte drogën natën

Itali, i papunë dhe “vampir nate”… i riu shqiptar që flinte ditën dhe trafikonte drogën natën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

September 23, 2026
Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

September 23, 2026
Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

September 23, 2026
Holanda rikthehet në Eurovision 2027, transmetuesi publik NPO garanton proces të pavarur përzgjedhjeje

Holanda rikthehet në Eurovision 2027, transmetuesi publik NPO garanton proces të pavarur përzgjedhjeje

September 23, 2026
Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, Asllani stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime muskulore

Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, Asllani stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime muskulore

September 23, 2026
Shpërthen ‘lufta’ për pasurinë e Dolly Parton, kompania që menaxhon trashëgiminë kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj nipit të saj!

Shpërthen ‘lufta’ për pasurinë e Dolly Parton, kompania që menaxhon trashëgiminë kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj nipit të saj!

September 23, 2026
“Mirënjohje popullit të Kosovës”- Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit

“Mirënjohje popullit të Kosovës”- Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit

September 23, 2026
Tirana pret të dielën ‘Tiranathlon’, ja 4 rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe linjat urbane që do devijojnë

Tirana pret të dielën ‘Tiranathlon’, ja 4 rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe linjat urbane që do devijojnë

September 23, 2026
Kritika për një pëlqim kundër FIFA-s, Ronaldo shkakton polemika

Ronaldo nuk dorëzohet dhe rrëfen dy objektivat: Do të largohem kur të mos më duan më! Dua 1000 gola dhe…

September 23, 2026
Shkëlqim Hajdari takon drejtoreshën e Emergjencave në SHBA: Do rrisim reagimin ndaj fatkeqësive natyrore! Bashkëpunim për menaxhimin e emergjencave

Shkëlqim Hajdari takon drejtoreshën e Emergjencave në SHBA: Do rrisim reagimin ndaj fatkeqësive natyrore! Bashkëpunim për menaxhimin e emergjencave

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com