• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

West Side Family si Back Street Boys. Po grupet e tjera?!

by Java News
18/12/2018 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë kanë kujtime të bukura të grupit me famë botërore, Backstreet Boys. Pavarësisht se e ndërprenë karrierën e tyre muzikore, 5 anëtarët e grupit, Nick Carter, Howie Dorough, Brian Littrell, AJ McLean, and Kevin Richardson, u rikthyen sërish bashkë në majin e këtij viti, duke festuar 25-vjetorin e formimit të grupit.

Edhe pse tashmë nuk janë më djemë, pasi kanë kaluar plot 25 vite, grupi i famshëm momentalisht gjendet në një turne muzikor. E kush mund ta besonte që pas një çerek shekulli, ky grup do ishte sërish bashkë!!!

West Side Family
Por të njëjtën rrugë ka ndjekur dhe grupi i njohur shqiptar, West Side Family, duke u rikthyer në tregun muzikor shqiptar pas thuajse 15 vitesh edhe pse pa njërin prej anëtarëve, Dr. Florin, i cili u nda nga jeta në vitin 2014. Treshja e talentuar, Dr. Flori, Landi dhe Miri, nisën karrierën e tyre muzikore rreth viteve 1996-1997, duke u shndërruar në grupin më të preferuar të momentit në atë kohë. Edhe pse tepër të suksesshëm, këngëtarët u shkëputën nga muzika për një kohë të gjatë por ishte viti i kaluar, ai që e solli këtë grup sërish në qendër të vëmendjes me projektin muzikor “Beso”, i cili rezultoi tepër i pëlqyer për publikun shqiptar, duke u bërë pjesë e”The Top List”.

Spirit Voice
Spirit Voice ishte grupi i parë shqiptar, i cili përbëhej nga vajza dhe ato ishin Dorina Tiko, Angjelina Gilardi, Larisa Haxhi dhe Soni Malaj e më pas edhe Elia Zaharia. Vajzat kishin gjithashtu në grupin e tyre edhe një saksofon Briken Guga. Ishte pikërisht vito 1997 kur vajzat dolën për herë të parë për të kënduar, duke sjellë një trend të veçantë në muzikë. Në vitin 2000, anëtaret e grupit nisën të largohen njëra pas tjetrës për arsye të ndryshme dhe si pasojë grupi u shpërbë. E vetmja anëtare e grupit që ka vijuar të merret me muzikë është Soni Malaj. E pyetur nga “Top Awards” nëse “Spirit Voice ” do të rikthehej sërish pas kaq shumë vitesh, Soni Malaj është përgjigjur: “Unë jam rikthyer me menaxherin që ka formuar “Spirit Voice”, Alban Karabashi. Ndërsa vajzat e tjera kanë vazhduar projektet dhe karrierën e tyre por që e kemi lënë të hapur si projekt sa i përket rikthimit”.

The Dreams
Një tjetër grup i njohur i atyre viteve ishte “The Dreams”, i cili fillimisht përbëhej nga Flori Mumajesi, Eriost Ballushi dhe Erson Shabani. Në vitin 2002, Flori vendosi të largohej nga grupi për të vijuar karrierën e tij “solo”, ndërsa vendi i tij u zëvëndësua nga Ermal Mamaqi. Por a do të rikthehej “The Dreams” së bashku sërish? Ermali është përgjigjur shkurt se nuk e ka menduar të rikthehet me djemtë e tjerë të grupit.

Produkt 28
Të krijuar në vitin 2002, Produkt 28 është një tjetër grup që nuk bashkëpunon më me njëri-tjetrin. Tre djemtë e talentuar Alban Kondi, Fabian Basha dhe Turjan Hyska kanë prodhuar disa projekte muzikore të suksesshme për atë kohë si dhe kanë bashkëpunuar me emra të njohur në fushën e muzikës si Besa Kokëdhima, Vesa Luma, Juliana Pasha, Eneda Tarifa dhe shumë të tjerë. Edhe pse ka ndaluar së prodhuari muzikë, Produkt 28 mbahet mend për disa hite muzikore si “Shqipe”, “Trokas” etj. Pavarësisht suksesit, i pyetur nëse grupi mendon të rikthehet sërish, Turjan Husko është përgjigjur: “Për momentin nuk e kemi në plan por kurrë mos thuaj kurrë”.

Votra
Ky grup u bë tepër i famshëm për publikun shqiptar me pjesëmarrjen e tij në “Top Fest 2”, ku fituan edhe çmimin si grupi më i mirë. Bëhet fjalë për grupin e njohur Votra, i cili përbëhej nga Armend Fejzullahu, Lulzim Mulolli, Amur Mehmeti dhe Neil Thom. Ndërkohë që ky grup është ndarë, vokalisti i tij, Armendi ka vijuar karrierën e tij “solo”. I pyetur nëse ka menduar ndonjëherë ta sjellë në jetë grupin “Votra”, artisti është përgjigjur: “Me kënaqësi do të kthehesha si grupi Votra sepse dhe sot pas 12 vitesh nga shpërbërja e grupit, akoma më shkruajnë me nostalgji dashamirësit e muzikës tonë dhe ku do që shkoj akoma njerëzit më pyesin pse u ndalëm, që më bën të mendoj se muzika jonë ka lënë gjurmë në kanalet e krijimtarisë muzikore në përgjithësi dhe asaj indie-rock në veçanti. Ka edhe shumë artistë tjerë që më kanë thënë se janë rritur në vitet e adoleshencës me këngët tona.

Pavarësisht nëse rikthehen apo jo sërish në tregun muzikor shqiptar, një gjë është e sigurt, këto grupe të lartpërmendura kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare dhe janë duartokitur pafund nga publiku, i cili ende vazhdon i dëgjon këngët e tyre. TCH

a.meta

Next Post
Deputeti i PD sulmon Markun: Shpartalloi prokurorinë, më keq se në 1997

"Mazhoranca po minon Reformën Zgjedhore me amendamente të njëanshme"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

July 22, 2026
“Banda e Durrësit ‘hoqi qafe’ Vis Martinajn”, gazetari ngre alarmin: Mund ta ‘ngrenë stekën’ shumë lart dhe t’i ‘presin kokën’ edhe…

Mbyllen hetimet për “Metamorfoza 2”, SPAK çon për gjykim Ervis Martinajn dhe 8 të pandehur të tjerë

July 22, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

July 22, 2026
“Kosova është Serbi”, Crvena Zvesda provokon në faqen e saj, publikon pankartën

“Kosova është Serbi”, Crvena Zvesda provokon në faqen e saj, publikon pankartën

July 22, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

Mot i paqëndrueshëm gjatë kësaj jave. Të premten rikthehen reshjet, në fundjavë mot me diell

July 22, 2026
E paprecedentë! OpenAI: Inteligjenca artificiale doli jashtë kontrollit gjatë një testi sigurie dhe kreu një sulm kibernetik

E paprecedentë! OpenAI: Inteligjenca artificiale doli jashtë kontrollit gjatë një testi sigurie dhe kreu një sulm kibernetik

July 22, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Nafta në Shqipëri “fluturon” në 206 lekë! Çmimi më i lartë që prej mesit të majit

July 22, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump kërcënon Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do të shkatërrojë një urë ose termocentral

July 22, 2026
E quajti komunist, Zohran Mamdani deklaron se do të flasë me Trump para se të marrë detyrën si kryetar bashkie i Nju Jorkut

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tërhiqet: Nuk kam autoritet që ta arrestoj Netanjahun

July 22, 2026
Skandal në Itali/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Skandal në Itali/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In