Arsene Wenger beson se çmimet për futbollistë do të rriten edhe më shumë
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se shumë shpejtë ndonjë futbollistë do ta thyej rekordin e Paul Pogbas, duke kushtuar 175 ose 230 milionë euro.
Ai tha se përderisa po zhvillohet futbolli, atëherë edhe çmimet do të rriten.
“Nuk do të jetë larg kur të shohim transferime nga 175 ose 230 milionë euro. Kam menduar se kjo do të ndalet dikur, por me zhvillimin e futbollit, atëherë më shumë para do të vijnë”, tha Wenger gjatë konferencës për media, citohet ”Express”. (b.an)









