Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka ripërsëritur se klubi londinez nuk e ka ndërmend të shpenzojë shumë të mëdha për të transferuar lojtarë. “Topçinjtë” janë kritikuar në të kaluar për shkak të kursimeve në afatet kalimtare, pavarësisht se në dy sezonet kanë bërë dy transferime rekorde të klubit duke sjell Mesut Ozilin dhe Alexis Sanchezin.
“Nuk jemi të frikësuar të shpenzojmë, e di se e kam atë emër. Por nëse lojtari ka kualitet ne shpenzojmë. Jam më i motivuar se kurrë, jam më i vendosur se kurrë”, ka thënë Wenger në takimin vjetor të kryesisë së klubit. Arsenali momentalisht është në pozitën e dytë në tabelën e Premier Ligës.