Sistemi VAR nuk do të jetë pjesë e Premierligës, as sezonin e ardhshëm.20 klube nga Premierliga votuan kundër përdorimit të teknologjisë edhe për edicionin e ardhshëm.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur i pakënaqur me vendimin e klubeve të Premierligës, të cilat kanë refuzuar futjen e VAR-it, nga edicionin i ardhshëm në Premierligë.
“Për fat të keq, Premierliga, ka vendosur sërish të mos pranojë sistemin VAR, edhe këtë edicion dhe personalisht besoj se ky është një vendim shumë i keq”, u shpreh Wenger.VAR-i do të rishikohet përsëri gjatë sezonit të ardhshëm përpara futjes së mundshme në sezonin 2019/20, përgatiti Koha. (b.an)