Watford raportohet se ia ka mësyrë ish-trajnerit të Leicesterit, Claudio Ranieri, si zëvendësues të Walter Mazzarit këtë verë.
Spekulimet e fundit thonë se Mazzari nuk e ka të garantuar pozitën e tij, ndërsa pronari i klubit mësohet se po synon të sjellë në ekip Ranierin.
65-vjeçari është pa punë që nga largimi sivjet prej Leicesterit, nëntë muaj pasi fitoi titullin e Premier Ligës.Ranieri njihet si mik i familjes së pronarit të Watfordit, përgatiti Koha. (b.an)