• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Washingtoni në mëdyshje për vizitën e Putin në SHBA

by Java News
24/07/2018 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa u shuar ende vala e kritikave të gjera ndaj presidentin Trump lidhur me takimin e nivelit të lartë në Helsinki, Washingtoni vazhdon të gëlojë nga debatet pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara më vonë gjatë këtij viti.

Si për t’i hedhur benzinë zjarrit, po planifikohet një tjetër takim Trump-Putin, këtë herë në tokën amerikane. Lajmi kapi në befasi edhe vetë shefin e zbulimit amerikan Dan Coats.

Një vizitë zyrtare në Washington është një nder, që pak ligjvënës amerikanë të secilës parti besojnë se Vladimir Putini e meriton. Por zoti Trump po kundërpërgjigjet në mesin e kritikave të forta për deklaratat e tij gjithnjë të ndryshme lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Nëpërmjet një postimi në tëitter të dielën presidenti këmbënguli se ai kishte patur “një takim të jashtëzakonshëm me zotin Putin” në Helsinki dhe akuzoi ato që i quajti media të rreme që po e nënvlerësojnë, duke e quajtur këtë, një gjë të “keqe për vendin”.

Por demokratët nuk bien dakord.

“Bisedimet në Helsinki ishin të frytshme, por për Vladimir Putinin. Realiteti është se ne nuk kemi asnjë ide se për çfarë ky president, presidenti ynë, … ka rënë dakord. Ne dimë që pas largimit nga takimi dhe kthimit në atdhe, presidenti reduktoi angazhimin tonë ndaj sigurisë kolektive në kuadër të NATO-s.

A ishte dhe kjo një temë e diskutimit? A u ngrit çështja e Malit të Zi?”, thotë ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

Ndërkohë, qeveria ruse i konsideroi polemikat si një grindje e vogël partiake amerikane.“Rusia dhe marrëdhëniet ruso-amerikane u bënë peng i luftës së brendshme politike mes demokratëve dhe republikanëve. Për fat të keq, histeria anti-ruse apo ruso-fobia nuk po tregon shenja të rënies në Shtetet e Bashkuara.

Në një moment, mendova se niveli i retorikës anti-ruse ra, por nuk po ndalet. Dhe mendoj se nuk do të ndalet deri në zgjedhjet amerikane të nëntorit”, thotë Anatoli Antonov ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara.

Në fund të javës së kaluar, Shtëpia e Bardhë u distancua nga një propozim i Rusisë që i jepte mundësinë Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, të merrnin në pyetje shtetasit e njëri-tjetrit.

“Nënshtrimi i diplomatëve ndaj Putinit? Ky është abuzim me pushtetit”, tha udhëheqësja e pakicës demokrate Nancy Pelosi.“Naive dhe absurde. Nuk ekziston sundimi i ligjit në Rusi, vetëm sundimi i Putinit”, thotë senatori republikan Lindsey Graham.

Senati miratoi njëzëri një rezolutë që kundërshtonte marrjen në pyetje nga qeveria ruse të ish-zyrtarëve amerikanë apo atyre në detyrë, duke i dërguar një mesazh të fortë, të mbështetur nga të dyja palët, Shtëpisë së Bardhë, përgatiti VoA. (b.an)

Next Post
ANALIZA/ Goditja për lirinë e shtypit nga Botërori në Rusi

Botërori rus dëmtoi ekonominë shqiptare?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In