• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Wall Street Journal”: Frikë nga rrjedhja e informacionit, FBI, CIA e NSA s’i raportojnë më Trump

by Java News
17/02/2017 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta konservatore WSJ, duke cituar burime të paidentifikuara të inteligjencës, shkruan se disa agjenci si FBI, CIA, NSA dhe Dea nuk i zbulojnë më Trumpit dhe stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë, disa informata të ndjeshme, nga frika për rrjedhje ose kompromentim të tyre.

Ish-presidenti Nixon përsëriste se “në Uashington mund të luftohet me gjithçka dhe me të gjithë, por jo me agjentët e FBI dhe CIA, për shkak se ata janë të paguar për të mbledhur sekretet dhe lajme, të vërteta apo të rreme dhe janë gjithmonë të gatshëm për të sulmuar ju si gjarpërinjtë”. Nixon e dinte mirë. Pa të famshmin “Deep Throat”, agjenti i FBI Marc Felt, i cili furnizonte Uashington Postin, nuk do të kishte asnjë skandal watergate dhe më pas dorëheqje

Donald Trump ka shpallur luftë dhe dëshiron të “arrestojë” tani të gjithë agjentët-spiunë të FBI dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ku punonte Eduard Snouden), që përcjellin informacione sekrete dhe konfidenciale tek gazetarët, si në rastin që çoi në dorëheqjen e Michael Flynnit, i cili qëndroi vetëm tre javë si këshilltar i sigurisë kombëtare.

Në tweet-et e tij mëngjesorë, dje manjati kërcënoi se do të ndëshkojë penalisht agjentët që përcjellin informacione sekrete shtetërore zakonisht tek gazetarët e Uashington Post, Nju Jork Tajms apo CNN, për hakmarrje politike dhe personale. Pastaj në konferencë për shtyp pasdite në Shtëpinë e Bardhë, ku ka prezantuar sekretarin e ri të punës, Alexander Acosta, Trump ka vazhduar të sulmojë të gjithë dhe çdo gjë: “E kam gjetur Uashingtonin dhe Shtëpinë e Bardhë në kaos total, ku nuk funksionon asgjë. Pëshpërimat e spiunëve-agjentë janë akte kriminale dhe duhet të dënohen penalisht. Unë nuk kam asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me Rusinë, unë nuk kam asnjë marrëveshje apo kontratë me kompanitë ruse”, tha Presidenti, që paralajmëroi për javën e ardhshme, një dekret të ri mbi emigracionin.

Gazeta konservatore WSJ, duke cituar burime të paidentifikuara të inteligjencës, shkruan se disa agjenci si FBI, CIA, NSA dhe Dea nuk i zbulojnë më Trumpit dhe stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë, disa informata të ndjeshme, nga frika për rrjedhje ose kompromentim të tyre. Kjo është për shkak të telefonatave të përsëritura dhe të vazhdueshme të bëra vitin e kaluar, gjatë fushatës zgjedhore, mes njerëzve të manjatit dhe zyrtarëve rusë.

Dhe pastaj janë shtatë telefonatat, të gjitha të regjistruara nga FBI-ja, që Gjenerali Flynn kishte bërë muajin e fundit me ambasadorin rus në Uashington. Demokratët duan të ngrenë një komision hetimor dhe të lexojnë transkriptin e këtyre thirrjeve telefonike, për të gjetur se sa larg ka shkuar Flynn, në premtimet për të hequr sanksionet ndaj Putinit.

Udhëheqësit demokratë nuk e thonë në mënyrë të hapur, nuk guxojnë asnjëherë të përmendin fjalën “impeachment” në intervistat e tyre, por ata shpresojnë se telefonatat e përsëritura me zyrtarët rusë mund të përmbajnë elemente penalisht inkriminuese kundër Trumpit dhe këshilltarit të tij më të besuar.

Republikanët, të cilët kanë një shumicë solide në Kongres, për momentin heshtin dhe kundërshtojnë një komision parlamentar, ose një hetim të brendshëm. Vetëm dy senatorë republikanë John McCain dhe Lindsey Graham (armiq të betuar të Trumpit) dhe ngahera kundërshtarë të Putinit, duan t’i shkojnë deri në fund, skandalit që e detyroi Flynnin të japë dorëheqjen. Ata kërkojnë transkriptin e telefonatave inkriminuese.

Sa kohë që Trump sulmon çdo ditë gazeta dhe rrjete televizive, ai ka gjithë simpatinë e votuesve republikanë. Dje ai shkruajti se Nju Jork Tajms është e “falimentuar”, sepse është keq me financat; dy ditë më parë se CNN dhe MSNBC janë “televizione që nuk shihen me sy”. Të presim atë që do të shkruajë kundër Guardian, gazeta britanike që i ka kujtuar se kompania e tij ka një kredi prej 600 milionë $ me Deutsche Bank, nën hetim tashmë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, që kërkon një gjobë rekord prej 14 miliardë dollarë. /Il Giornale-www.bota.al/

ma.me

Next Post
Pavarësia e Kosovës, Nishani uron Thaçin: Mbështetje për pavarësinë dhe sovranitetin

Pavarësia e Kosovës, Nishani uron Thaçin: Mbështetje për pavarësinë dhe sovranitetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In