• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

VV: Me LDK bëjmë shumicën për qeverinë

by A R
19/07/2017 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krijimi i shumicës parlamentare mbetet synim jo vetëm i koalicionit fitues të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, por edhe i dy subjekteve që u renditën në vendin e dytë dhe të tretë në këto zgjedhje.

Duke besuar se koalicioni PAN, ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, do të dështojë të krijojë shumicën parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me partitë partnere, Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën, thonë se janë duke vazhduar takimet për mundësin e arritjes së një koalicioni paszgjedhor.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekt që ka dalë i dyti për kah numri i ulëseve të fituara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, thotë se tashmë ekziston një shumicë parlamentar pa koalicionin fitues.

Dardan Sejdiu, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se me LDK-në dhe partneret e saj, janë duke diskutuar rreth programit qeverisës dhe koalicioni të ri, për një qeverisje ndryshe.

“Në fakt ekziston shumica parlamentare, nëse i shihini si të them numrin e deputetëve që i ka Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA. Ne i kemi 32 deputetë, derisa koalicioni LAA i ka 29 deputetë. Që do të thotë kemi 61 vende pa minoritete. Pra një shumicë shqiptare. Ne jemi duke u takuar dhe kemi pasur dy takime deri tani”, tha Sejdiu.

Të gjitha këto takime, thekson Sejdiu, janë në kuadër të diskutimeve, pasi që siç thotë ai, Presidenti nuk po e thërret seancën konstituive, ku do të bëhej zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, për të vazhduar me procedurat e tjera.

Pas konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit, koalicioni PAN, si fitues i zgjedhjeve, i ka 15 ditë afat për formimin e Qeverisë së re.

Por, Vetëvendosje është e bindur se PAN nuk do të arrijë t’i sigurojë minimumin prej 61 votave për formimin e Qeverisë dhe pret që shansin e dytë ta ketë ky subjekt politik me LDK-në dhe partitë partnere.

“Krejt këto takime e kanë rolin e përafrimit sa më të madh deri në momentin kur të na jepet mundësia e dytë pas mandatarit i cili vjen nga koalicioni PAN. Kështu që ne jemi duke punuar që të kemi një program qeverisës, në mënyrë që kur të na vjen mundësia t’i kemi numrat e duhur për të formuar Qeverinë e ndryshimit”, tha Sejdiu.

Ndërkohë, Mimoza Kurasi- Lila, kryetare e partisë politike, Alternativa që është pjesë e koalicionit me LDK-në, tha për Radion Evropa e Lirë se takime me Lëvizjen Vetëvendosje, janë në vazhdim e sipër.

“Mundësia dhe gatishmëria është që të formohet kjo shumicë parlamentare, vetëm duhet të përcillen procedurat e parapara me ligj dhe Kushtetutë. Do të thotë, që mundësia i jepet koalicionit fitues që ta formojë Qeverinë dhe në dështim të asaj përpjekje për koalicionin fitues, Presidenti duhet ta mandatojë ose ish dashur të mandatojë të dytin fitues nga këto zgjedhje, gjegjësisht partinë e dytë, Lëvizjen Vetëvendosje. Në atë situatë apo skenar vetëm kanë filluar përgatitjet në proces të dakordimit për programin qeverisës dhe pastaj në nivelin politik në një fazë të më vonshme”, tha Kusari -Lila.

Kusari-Lila thekson se koalicioni PDK, AAK, NISMA i njohur si PAN, nuk i kanë numrat e mjaftueshëm për formimin e Qeverisë. Sipas saj, vonesat për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit janë indikatorët më të mirë që tregojnë se ai koalicion ka mungesë të votave.

“Sikur t’i kishin votat do të kishim deri më tash mbledhjen konstituive të Kuvendit dhe procesin e mandatimit të zotit Haradinaj, për të prezantuar Qeverinë. Por, ma merr mendja që mungesa e votave dhe situata në të cilën po hyjmë është si rrjedhojë e mungesës së votave, që edhe e tregon se në cilëndo matematikë ata i kanë vetëm 59 vota dhe jo 61 vota sa ju duhet një shumicë minimale për të votuar Qeverinë në Kuvend”,tha Kusari- Lila.

Ndryshe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka caktuar ende datën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, por ai pritet që të zhvillojë një takim me partitë parlamentare më 24 korrik, pikërisht për datën e konstituimit të këtij institucioni.

Më herët, Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i subjekteve politike, të cilave u prin Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i janë përgjigjur pozitivisht një ftese për të diskutuar për formimin e Qeverisë së re, nga kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën./a.m.

Next Post
Kreu i bashkisë Himarë, Goro: Do shembim 15 ndërtesa? Janë garazhe dhe kioska

Greqia zyrtarizon heqjen e shtetësisë për Goron, ja motivi zyrtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In