• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

VV: Edhe Hahn u pajtua të ketë hetime të pavarura për rastin Dehari

by Java News
12/11/2016 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit me krerët e partive politike në Kosovë, të ulur në një tryezë me komisarin evropian Johannes Hahn dhe nënkryetaren e Parlamentit Europian, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek, Visar Ymeri ka treguar se për çfarë kanë diskutuar.

Ai tha se ka ngritur çështjen e vdekjes së Astrit Deharit, për të cilën ka thënë se edhe komisionari Hahn ka kërkuar që të jetë hetim i pavarur dhe transparent, transmeton Koha.net.

“Unë ngrita fillimisht rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ku shpreha mosbesimin që familja Dehari ka ndaj institucioneve që po e kryejnë hetuesinë ndaj këtij rasti se si e kanë administruar deri tash këto institucione këtë rast dhe për shkak të përgjithësisë kontaminimi të plotë të besueshmërisë të këtyre institucioneve ndaj rastit dhe përgjegjësisë që shteti e ka në këtë rast. Hahn nuk pat ndonjë përgjigje për këtë rast, përveç se shprehu ngushëllime dhe ai u pajtua se rasti duhet hetuar me hetime të pavarura dhe transparente”, ka thënë Ymeri pas takimit.

Ai ka treguar se aty është diskutuar edhe për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Europian dhe veçanërisht marrëveshja rreth demarkacionit dhe dialogut me Serbinë.

“Qëndrimi jonë është shumë i qartë se demarkacioni, në formën e vet është e papranueshme se është e padrejtë për territorin e Kosovës dhe shtetit në përgjithësi. Arroganca e shtetit dhe insistimi se o në këtë marrëveshje o do të mbesim në këtë pozicion është jashtëzakonisht i dëmshëm për çfarëdo zhvillimi në Kosovë”, shtoi Ymeri më tej.

Gjendja në vend, sipas Ymerit, është rënduar jashtëzakonisht shumë, teksa qytetarët kanë humbur çfarëdo besimi ose përkrahje për këto institucione dhe krerët institucional.

Mënyra e vetme se si Kosova mund të ecë përpara, Ymeri ka thënë se është nëpërmes një ndryshimi rrënjësor e jo me këto parti krerët e të cilëve janë të zhytur thellë në krim.

“Konsideroj se një ditë më tepër me këtë qeveri në krye do të ju kushtojë qytetarëve shumë, siç po vërehet se çfarëdo zhvillimi në Kosovë është stopuar dhe secili insistim të Qeverisë shkon në dëm të Republikës së Kosovës”, përfundoi Ymeri, citohet Koha. (b.an)

Next Post
Komiteti i Stabilizim Asociimit: Brukseli të hapë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE

Pastrimi i drejtësisë me vetting-un, çliron miliona euro financime të BE për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

November 4, 2026
Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre

Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre

November 4, 2026
Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

“Tani kemi një mundësi”- Kryeministri britanik Burnham reagon për zgjedhjet në SHBA: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultat!

November 4, 2026
Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

November 4, 2026
“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

November 4, 2026
“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

November 4, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

“Uragani” blu i demokratëve i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme! Pse tani e quajnë “rosë e çalë”…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In