• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

VV beson se dështimi i aksionit në veri ishte prej planit të Hashim Thaçit

by Java News
25/07/2017 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka kujtuar se sot bëhen 6 vjet nga veprimi policor i qeverisë së atëhershme të Kosovës në veri të vendit. Në një prononcim në profilin e tij në Facebook, Selimi ka thënë se nga kreu i qeverisë së atëhershme u proklamua si aksion i suksesshëm në shtrirjen e sovranitetit të vendit në komunat veriore të vendit të cilat, siç ka thënë, sikur edhe sot, ishin jashtë kontrollit të shtetit të Kosovës. “Siç u pa atëherë dhe siç edhe e pranuan ministri i atëhershëm i brendshëm dhe kryeministri i atëhershëm, aksioni ishte i pamenduar mirë, pa plan operacional dhe pa mjetet e nevojshme për realizimin e një veprimi policor.

Ky veprim politiko-avanturesk doli të ishte fatal për jetën e një oficeri policie dhe për sovranitetin e integritetin territorial në pjesën veriore të vendit. Atë ditë, një aventurë politike e kryeministrit të atëhershëm i kushtoi me jetë oficerit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi dhe Kosovës i kushtoi me ndarje edhe më të theksuar se sa që ishte”, ka thënë Selimi.

Prandaj, sipas Selimit, sot 6 vjet më vonë, në dritën e veprimeve që ndodhën që nga ngritja e barikadave në 2011-ën e deri te konspiracionet me murin te ura e Ibrit dhe me “trenin rus”, po rezulton se krejt kjo çfarë ndodhi atje ishte i planifikuar dështimi i policisë dhe i shtetit të Kosovës.

“Pra, që nga 25 korriku e deri te ‘treni rus’ u duk sikur aksioni policor ishte i paplanifikuar, por doli që vetë dështimi ishte plani Kryeministrit të atëhershëm dhe i të ashtuquajturit presidenti aktual i Kosovës. Atje u planifikua të dështojë shteti i Kosovës për të mos dështuar planet e Serbisë në Kosovë, duke i hapur rrugë kështu një raundi të ri të negociatave në Bruksel nga të cilat përfitoi Serbia në secilën marrëveshje”, ka thënë Selimi, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Napoli i përgjigjet Juventusit për Hysajn: Nuk e japim

Napoli i përgjigjet Juventusit për Hysajn: Nuk e japim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In