• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vuri me “shpatulla pas muri” presidentin afrikano-jugor, por Trump gaboi me pamjet

by A R
23/05/2025 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para disa ditësh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pati një takim të tensionuar me homologun e tij nga Afrika e Jugut, Cyril Ramaphosa në Shtëpinë e Bardhë. Trump e vuri me “shpatulla pas muri” presidentin afrikano-jugor pas akuzave për “gjenocid” ndaj të bardhëve.

Por ka një problem! Disa nga pamjet që iu referua kreu i shtetit amerikan ishin gabim.

Siç bën me dije agjencia e lajmeve, Trump tregoi një pamje nga një video e Reuters, e xhiruar në Republikën Demokratike të Kongos dhe e paraqiti gabimisht si “provë” për vrasje masive të fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut.

“Janë të gjithë fermerë të bardhë që po varrosen”, tha Trump, duke treguar një artikull me foto.

Në të vërtetë, videoja që Reuters publikoi më 3 shkurt, tregonte punonjës humanitarë duke ngritur trupa të vdekur në qytetin Goma të Kongos. Pamja ishte marrë nga një xhirim i Reuters pas luftimeve të përgjakshme me rebelët M23 të mbështetur nga Ruanda.

Artikulli që Trump i tregoi Ramaphosa-s ishte publikuar nga faqja konservatore amerikane American Thinker dhe fliste për konfliktet dhe tensionet racore në Afrikën e Jugut dhe në Kongo.

Artikulli nuk e shpjegonte foton, por e quante “pamje nga YouTube” dhe përfshinte një link të një raporti për Kongon që përdorte videon e Reuters.

Shtëpia e Bardhë nuk komentoi për rastin. Andrea Widburg, redaktore në American Thinker dhe autore e artikullit, i tha Reuters se Trump “e kishte ngatërruar imazhin”.

Megjithatë, ajo shtoi se artikulli kishte synuar të theksonte “presionin në rritje ndaj të bardhëve në Afrikën e Jugut” dhe kritikonte qeverinë e Ramaphosa-s si “të paaftë dhe të fiksuar pas racës”.

Videoja nga e cila u mor pamja tregonte një varrim masiv pas një sulmi të M23 në Goma, filmuar nga gazetari i Reuters, Djaffar Al Katanty.

“Atë ditë ishte shumë e vështirë të hynim për të filmuar… M’u desh të negocioja me rebelët M23 dhe të bashkëpunoja me Kryqin e Kuq për të marrë leje”, tha Al Katanty.

Ai shtoi se e kishte përjetuar si tronditje kur pa Trump duke mbajtur artikullin me pamjen nga videoja e tij.

Next Post
Sali Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin PD-në për rikthimin e votës së lirë

“Berisha, humbës serial zgjedhjesh”, gazetari: Duhet të mbajë përgjegjësi për tkurrjen e PD-së

Comments 1

  1. Fakte të rreme says:
    9 months ago

    Ia paska ngulë dikush Trapuas 😉

    Reply

Leave a Reply to Fakte të rreme Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

VIDEO! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

February 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtëpinë nuk e mbajnë në këmbë muret

February 16, 2026
Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

February 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Doza e hipnozës në recetën e rrëzimit të Edi Ramës çdo dhjetë ditë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In