• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vuloset” 11 maji, KQZ ndan mandatet e fundit për Fierin, Elbasanin dhe Durrësin

by B K
28/07/2025 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 3 muajsh e gjysmë nga zgjedhjet parlamentare, KQZ vulosi rezultatin e 11 majit me shpërndarjen e mandateve në tre qarqet e fundit: Fier, Elbasan dhe Durrës. Mes 12 mandateve të fituara nga PS në qarkun e Fierit, arriti të bëhet deputete edhe Zegjine Çaushi, pas tërheqjes së Maldrita Bardhos nga gara, në momentin që fitoi nga rinumërimi i votave.

Demokratët në këtë qark arritën të fitonin vetëm 4 deputetë. Elbasanin në Kuvend do ta përfaqësojnë 10 deputetë socialistë dhe 4 opozitarë. Në Durrës nuk pa asnjë ndryshim nga rezultati i vitit 2021: 8 mandate për socialistët dhe 6 për demokratët. Për këtë qark, në radhët e demokratëve nuk janë fshehur pakënaqësitë dhe ankimimet brenda të njëjtit grupim, ku Andia Ulliri nuk heq dorë nga pretendimi i saj për t’i marrë mandatin Arjan Ndojës, me argumentin e kuotës gjinore.

Sipas këndvështrimit të saj, duhet të kërkohet interpretim nga Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese, pasi Andia Ullirit i takon mandati si më e votuara nga gratë, gjë që, sipas saj, e garanton Kushtetuta.

Megjithatë, ajo mori një përgjigje negative nga Komisioneri Ilirjan Celibashi. “Është një listë, por me dy komponentë: një listë e fiksuar dhe një e hapur”.

Ashtu si Ulliri, edhe Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” kërkon të hyjë në Kuvendin e ri të shtatorit si deputeti më i votuar nga lista preferenciale e koalicionit me Nismën. Ai i ka dorëzuar ankimimin Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, duke kërkuar që të shfuqizohet vendimi i Celibashit për dhënien e mandatit të deputetes së “Shqipëria Bëhet”, Kleana Xhuveli. Me argumentin se kandidatët e listës së mbyllur janë dorëhequr, Lapaj mendon se i takon atij të jetë në Parlament dhe jo kushërira e tij.

Pas procesit të gjatë të ankimimeve dhe rinumërimeve, nga certifikimi i rezultatit të KQZ për 11 majin, përbërja e re e Kuvendit do të jetë si më poshtë:

PS: 83 deputetë

Koalicioni i Opozitës: 50 deputetë

PSD e Tom Doshit: 3 deputetë

Partia Mundësia: 2 deputetë

Shqipëria Bëhet: 1 deputet

Lëvizja Bashkë: 1 deputet (

Next Post
103 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Krenarë për partneritetin tonë

103 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Krenarë për partneritetin tonë

Comments 1

  1. Opionisti says:
    1 year ago

    Ne qodtese mbehete zgjedhje 2027 per mand

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

October 26, 2026
Zbulohet banesa me lëndë piroteknike, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet se u shiste fishekzjarrë protestuesve të maskuar

Zbulohet banesa me lëndë piroteknike, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet se u shiste fishekzjarrë protestuesve të maskuar

October 26, 2026
Një në tre të rinj përdorin chatbot-e me IA për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdorin chatbot-e me IA për informacion mbi drogën dhe alkoolin

October 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Për të gjithë ata që “e duan Edi Ramën si Vuçiçin”

October 26, 2026
Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel

October 26, 2026
Moti i keq përfshin Britaninë, stuhia “Boelo” lë 2 të vdekur dhe rreth 90, 000 familje pa energji elektrike

Moti i keq përfshin Britaninë, stuhia “Boelo” lë 2 të vdekur dhe rreth 90, 000 familje pa energji elektrike

October 26, 2026
Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, në fokus përplasjet për Reformën Territoriale

Përfundon mbledhja e Grupit të PS. Ligji për tubimet do të kalojë me procedurë të përshpejtuar?

October 26, 2026
Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e…

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e…

October 26, 2026
“Populli fitoi!”/ The Guardian: Beogradi shpërthen në festë pas humbjes së Vuçiçit, studentët shpresë për ndryshimin

“Populli fitoi!”/ The Guardian: Beogradi shpërthen në festë pas humbjes së Vuçiçit, studentët shpresë për ndryshimin

October 26, 2026
Incident i frikshëm në portin gjerman, momenti kur anija turistike përplaset me dy anije kontejnerësh gjatë nisjes (VIDEO)

Incident i frikshëm në portin gjerman, momenti kur anija turistike përplaset me dy anije kontejnerësh gjatë nisjes (VIDEO)

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In