• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vullnetarit rus i kërkohet kthimi në frontin e luftës, vret veten

by A R
09/07/2023 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 21 maj, Alfred Galimov u kthye në apartamentin e përbashkët me të dashurën e tij në Naboraznaj Çelny, një qytet pranë lumit Vollga në Tatarstan, pas një dite ushtrimesh ushtarake në kryeqytetin rajonal, Kazan.

Si anëtar i batalionit Alga, një njësi e përbërë kryesisht nga burra të rekrutuar në Tatarstan, 34-vjeçari ishte planifikuar të kthehej në fushëbetejë në Ukrainë pas një pauze pesëmuajshe.

Atë mbrëmje, ai i dërgoi mesazh një të afërmi për t’ia kërkuar 200.000 rubla (2.047 euro). Kjo shumë ishte gati katërfishi i pagës mesatare mujore në atë rajon dhe, si e tillë, ishte një kërkesë e çuditshme për një ushtar që do të largohej për në luftë.

Të nesërmen në mëngjes, Galimov u gjet i varur në një litar në banjën e apartamentit të tij. Ishte qartazi një vetëvrasje.

Ai nuk la asnjë shënim, por një e afërm, e cila foli për Radion Evropa e Lirë, tha se Galimov ishte i frikësuar të kthehej në front. Ai mund t’i ketë dashur paratë për t’i dhënë si ryshfet që të dalë nga shërbimi ushtarak, tha ajo.

“E pashë që nuk donte të kthehej në luftë”, tha e afërmja, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së temës.

Ndërsa numri i të vdekurve rritet 16 muaj pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, që është kthyer në konfliktin më të madh të armatosur të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, shumë ushtarë të mbijetuar nga të dyja palët kanë mbetur të traumatizuar nga bombardimet e vazhdueshme, trupat e shkatërruar dhe frika nga vdekja e afërt. Në Ukrainë, shumë civilë janë prekur, gjithashtu.

Përderisa raportet për vetëvrasje të ushtarëve rusë deri më tani kanë qenë të pakta, ekspertët thonë se kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të përpjekjeve të familjeve dhe ushtrisë për t’i mbajtur ato të fshehta. Ata thonë është vetëm çështje kohe para se problemet e shëndetit mendor në mesin e luftëtarëve dhe veteranëve të luftës të bëhen problem serioz.

“Periudhat e gjata të dislokimit, kujdesi i pamjaftueshëm ndaj shëndetit mendor gjatë pushimit në shtëpi, bashkë me kushtet e këqija të shërbimit dhe numrin e madh të viktimave – mendoj se ka shumë të ngjarë që këto gjëra t’i shtyjnë disa drejt vetëvrasjes”, tha për Radion Evropa e Lirë Dara Massicot, një studiuese e lartë e politikave në Rand Corporation, një institut me bazë në SHBA.

“Unë mendoj se ka gjasa që të ketë një krizë të madhe me veteranët rusë të kësaj lufte”, tha Massicot.

Si shofer transporti, që ka jetuar me një partner qe një kohë të gjatë dhe pa fëmijë, Galimov mezi po ia dilte mbanë kur doli vullnetar në verën e vitit 2022 për shërbim katërmuajsh në Ukrainë me batalionin Alga. Familja e tij protestoi, por oferta për një pagë që mund të kishte qenë deri në 195.000 rubla në muaj (1.996 euro) triumfoi.

Në atë kohë, disa muaj pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, forcat ruse po fitonin ngadalë terren në Ukrainën lindore, duke lëvizur përtej territorit në Donbas, ku Moska kishte ndihmuar forcat anti-Kiev në një luftë që shpërtheu atje pasi Kremlini nxiti separatizmin në vitin 2014. Televizioni shtetëror ekzagjeroi suksesin e ushtrisë ruse dhe minimizoi humbjet kyçe të saj, duke i lënë shumë vullnetarë të ardhshëm me pritje jorealiste për luftën.

Dy muaj pas dislokimit së Galimovit si oficer komunikimi, ushtria ukrainase nisi një kundërofensivë të fuqishme, duke goditur forcat ruse në verilindje dhe jug, si dhe duke rimarrë sasi të konsiderueshme territori.

Shkaku i mungesës së fuqisë punëtore, Rusia shpalli një thirrje masive dhe ndaloi përkohësisht ushtarët me kontratë dhe vullnetarët të largoheshin nga shërbimi. Shërbimi katërmuajsh i Galimovit u shndërrua në një periudhë gjashtëmujore që tani ishte vetëm pjesa e parë e shërbimit të pacaktuar.

Ai u kthye për një pushim në janar si një person tjetër, tha e afërmja e tij.

“Lufta ndikoi shumë në psikikën e tij. Ai u bë gjaknxehtë. Ndjeva se po tërhiqej në vetvete, por kurrë nuk e kisha menduar se do të përfundonte me vetëvrasje”, tha ajo.

Në mesazhet me të afërmen e tij, Galimov e bëri të qartë se ai është ballafaquar me tmerret dhe sfidat e luftës. Ajo tha se pas një sulmi nga forcat ukrainase në një vend të paidentifikuar, ai ndihmoi në evakuimin e pjesëtarëve të plagosur dhe ndoshta edhe të vdekur të batalionit të tij, për të cilin iu dha një medalje për trimëri.

Gjatë shërbimit të Galimovit, Alga luftoi në zonat ku luftimet ishin intensive, rreth kryeqytetit rajonal të Hersonit në jug dhe Lisiçiansk në lindje. Ukraina rimori Hersonin në nëntor, ndërsa forcat ruse u tërhoqën në bregun lindor të lumit Dnjepër pas disa muaj betejash të ashpra.

Në Tatarstan ka pasur zëra se Alga, që do të thotë “përpara” në gjuhën tatarishte, ka pësuar humbje të mëdha në luftë. Shifrat e viktimave nuk janë publikuar nga shteti. Radio Evropa e Lirë ka arritur t’i konfirmojë 20 vdekje nga një forcë prej rreth 600 ushtarësh.

Në janar, pasi Galimovi ishte kthyer në Rusi për pushimin e tij, Alga u dërgua në Vuldehar në rajonin e Donjeckut, ku ata u shpartalluan nga forcat ukrainase muajin e ardhshëm në një betejë të ashpër që thuhet se la të vdekur shumë nga pjesëtarët e saj. Disa prej trupave të tyre nuk janë gjetur.

Edhemë parë, anëtarët e batalionit ishin të pakënaqur me kushtet e tyre

/a.r

Next Post
Goditja e “pistë” cakton kampionin e Europianit për U21, dramë në sekondat e fundit

Goditja e “pistë” cakton kampionin e Europianit për U21, dramë në sekondat e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In