• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

by A R
01/04/2026 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka reaguar sërish lidhur me seancën e sotme në GJKKO, e cila u shty për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve të tjerë në proces, për arsye shëndetësore.

Ndreca shpreh shqetësimin për qasjen e përfaqësuesve të akuzës për të ushtruar një trysni të pajustifikuar, me qëllim vijimin me nxitim të procesit ndajë Veliajt. Ai thotë se ky proces ka një dimension të veçantë sepse kryebashkiaku i Tiranës, si çdo qytetar, ka të drejtën për një mbrojtje të plotë dhe efektive, por njëkohësisht, edhe pse në kushte të vështira, do të ushtrojë përgjegjësinë e tij publike ndaj qytetarëve që e kanë votuar, për të nxjerrë të vërtetën në pah.

Deklarata e plotë e avokatit Plarent Ndreca mbi seancën gjyqësore të datës 01.04.2026

Të nderuar përfaqësues të medias,

Duke konstatuar se transmetimi i zhvillimeve lidhur me çështjen Veliaj nuk ka qenë gjithmonë i plotë, i saktë dhe i njëtrajtshëm në të gjitha mediat, kemi vendosur të vendosim një praktikë të rregullt komunikimi pas çdo seance gjyqësore. Qëllimi i kësaj praktike është të garantojë një informim të drejtë, të balancuar dhe transparent të opinionit publik mbi zhvillimet e procesit dhe qëndrimet e mbrojtjes.

Sa i takon seancës së datës së sotme, ajo u shty jo për shkak të z. Veliaj apo mbrojtjes së tij, por për shkak të mungesës, për arsye shëndetësore, të një prej avokatëve të tjerë në proces.

Njëkohësisht, në këtë seancë, ashtu si edhe në atë pararendëse, konstatojmë me shqetësim një qasje të përfaqësuesve të akuzës për të ushtruar një trysni të pajustifikuar, me qëllim vijimin me nxitim të një procesi që ka humbur tashmë një shkallë gjyqësore, pikërisht si pasojë e këtij nxitimi dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese në fazën paraprake.

Pavarësisht se jemi palë kundërshtare në këtë proces, ne presim nga përfaqësuesit e akuzës të ushtrojnë funksionin e tyre në bashkëpunim me mbrojtjen dhe gjykatën, në përputhje me standardet kushtetuese, konventore dhe profesionale, që lidhen me garantimin e të drejtave dhe lirive themelore.

Sa i përket mbrojtjes, ne udhëhiqemi nga vetë arsyeja për të cilën ekziston profesioni i avokatit: mbrojtja pa kompromis e të drejtave kushtetuese, konventore, proceduriale dhe ligjore të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

Ky mision merr një dimension të veçantë në rastin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili, si çdo qytetar, ka të drejtën për një mbrojtje të plotë dhe efektive, por njëkohësisht, edhe pse në kushte të vështira, do të ushtrojë përgjegjësinë e tij publike ndaj qytetarëve që e kanë votuar, për të nxjerrë të vërtetën në pah. Në këtë kuptim, mbrojtja e z. Veliaj nuk është vetëm një çështje individuale, por një çështje me interes të drejtpërdrejtë publik, që lidhet me të drejtën e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë për të njohur të vërtetën.

Ne kemi vendosmërinë e plotë për ta zhvilluar këtë proces në mënyrën më profesionale të mundshme, në respekt të të gjitha palëve, duke garantuar një mbrojtje kushtetuese, serioze dhe transparente përpara publikut.

Barazia e armëve ndërmjet palëve nuk është një formalitet dhe as një çështje dytësore, por një kusht thelbësor kushtetues për realizimin e drejtësisë.

Për të kuptuar dimensionin real të kësaj çështjeje, po paraqesim disa të dhëna konkrete:

Dosja përmban rreth 60,000 faqe;

Në proces janë 30 të pandehur;

Në këtë volum nuk përfshihen aktet e seancës paraprake, ku vetëm kërkesa për gjykim e prokurorisë është rreth 565 faqe (e vënë në dispozicion të mbrojtjes vetëm dje);

Kërkesa për gjykim referon për shqyrtim 1,078 prova dhe 190 dëshmitarë;

Vetëm vendimi i gjykatës së seancës paraprake është rreth 650 faqe.

Këto shifra nuk përfaqësojnë përmbajtjen e analizuar, por vetëm volumet formale të akteve. Një dosje e këtij dimensioni kërkon studim të thelluar, analizë, ballafaqim dhe përgatitje profesionale, procese që nuk mund të realizohen në kushte nxitimi. Për ilustrim, standardet e praktikës së GJEDNJ sugjerojnë se një profesionist nuk mund të përpunojë në mënyrë cilësore më shumë se rreth 180 faqe në ditë.

Imagjinoni për një moment një material hetimor prej 60,000 faqesh që nuk është një vepër letrare e cila lexohet për kënaqësi, por një proces kompleks juridik, ku çdo faqe kërkon verifikim, analizë dhe vlerësim, dhe mbi të cilin varet jo vetëm fati i një individi, por edhe përgjegjësia publike e Kryetarit të Bashkisë së qytetit më të madh në vend.

Nxitimi i kërkuar nga përfaqësuesit e akuzës nuk i shërben drejtësisë. Ai vetëm ekspozon qëllime që nuk lidhen me një proces të rregullt gjyqësor dhe njëkohësisht, vendos në vështirësi edhe gjykatën, e cila ligjërisht prezumohet se vendimmarrjen e saj e mbështet mbi njohjen e plotë dhe të thelluar të dosjes gjyqësore.

Ne do të vijojmë të bëjmë publike çdo kërkesë dhe çdo shkresë që i drejtojmë gjykatës, në mënyrë që opinioni publik në emër të të cilit jepet drejtësia, të jetë i informuar në mënyrë të plotë, të saktë dhe të drejtë.

Faleminderit.

Mbrojtësi i z. Veliaj

Av. Plarent Ndreca

Next Post
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Prapaskenat/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

August 29, 2026
Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

August 29, 2026
Lejuan kultivimin e kanabisit, përjashtohen nga policia 3 efektivë, në hetim 11 të tjerë

Mbushën pyjet e Fushë-Arrëzit me hashash, arrestohen 2 persona! Kultivuan qindra bimë narkotike në 15 parcela

August 29, 2026
Presidenti Pezeshkian: Kush është Trump që të na mohojë të drejtat bërthamore?!

Presidenti i Iranit mesazh homologut Trump: Shmange krijimin e trazirave, dialogu mund të zgjidhë problemet!

August 29, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

HARTA e zjarreve në vend, vijon lufta me flakët në Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 12 vatra, 4 aktive! S’ka rrezik për banorët

August 29, 2026
Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

August 29, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Më vjen zor që jam në këtë tavolinë!”- Gara për Kryeprokurorin, ‘plas’ në KLP, sherri mes anëtarëve shtyn mbledhjen për 5 kandidaturat: Ti ke probleme me formimin…!

August 29, 2026
A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

August 29, 2026
I vuri zjarrin fshatrave Tërbaç dhe Vranisht, arrestohet piromani 25-vjeçar në Himarë! Policia paralajmëron qytetarët: Mos ndizni zjarre, denoncojini!

I vuri zjarrin fshatrave Tërbaç dhe Vranisht, arrestohet piromani 25-vjeçar në Himarë! Policia paralajmëron qytetarët: Mos ndizni zjarre, denoncojini!

August 29, 2026
“Wembley” njeh sot finalistin e parë, Champions League gati për spektaklin e supersfidës PSG-Dortmund

Zbardhet kalendari i Champions League, sezoni nis me Real Madrid-Inter! Ndeshjet në grupe nga 8 shtatori deri më 27 janar

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com