• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiq duhet të marrë shembull nga Albin Kurti si ndihmohet Serbia

by Mero Baze
04/06/2023 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në Kosovë organizatat e gazetarëve kanë rritur shqetësimin e tyre ndaj orkestrimi të sulmeve që drejtuesit e Vetvendosjes dhe ndihmësit e afërt të Kryeministrit Albin Kurti po ndërmarrin ndaj gazetarëve kryesorë kritikë në vend lidhur me konfliktin e fundit. Një sër montazhesh dhe lajme false qarkullojnë në rrjet postuar nga njerëzit më të afërt të kryeministrit dhe ripostuar pastaj nga rrjetet e angazhuara pro tij, përfshi dhe mediat pro opozitës antiperëndimore në Tiranë.

Berat Buzhala, një gazetarë kritik me Kurtin, dikur mbështetësi më I madh I tij në vitin 2019, kur erdhi në pushtet, është bërë tanimë objekt sulmesh për çdo orë me video montazhe dhe foto false, ku “dëshmohet” bashkëpunimi dhe koordinimi I tij me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Edhe gazetarë të tjerë dhe politikanë kritikë me Kurtin po klasifikohen të gjithë si bashkëpunëtorë të Serbisë.

Fushata është banale, mediokre dhe shpesh qesharake, dhe dëshmon më shumë frustrimin dhe nivelin ordinerë të atyre që mbështesin Albin Kurtin, se sa ndonjë problem tjetër.

Por Albin Kurti dhe pasuesit e tij nuk e kanë vetëm me gazetarët.

E kanë njësoj me drejtuesit e opozitës që po kërkojnë dorëheqje të tij siç është rasti I Haradinaj, e kanë me Memli Krasniqin, pse I ka nxjerr nga zyra, 2 nga 4 “të zgjedhurit në veri të Kosovës, për të mos ndenjur kot në facebook brenda zyrave bosh me policë tek dera, e kanë me Abdixhikun e LDK, I cili edhe pse nuk e ngre aq fort zërin kundër shkatërrimit të raporteve me Perëndimin që është identiteti I LDK, I mjafton fakti që nuk mbron Kurtin, për të qenë i sulmuar, e kanë me ambasadorin e SHBA në Prishtinë, me përfaqësuesin e SHBA në rajon, me Departamentin e Shtetit, me Borellin në Bruksel, me Viola Cramon e gjithkënd tjetër, që nuk mbështet marrëzinë e Albin Kurtit.

Me logjikën me të cilën Albin Kurit po sulmon me gjuhë barabare gazetarët kritikë me të, duke I quajtur bashkëpuntorë të Serbisë, dhe duke parë si janë ndarë kampet, I bie që përveç gazetarëve kritikë me të, bashkëpunëtorë të Serbisë të jenë të gjithë të sipërpërmendurit, që nga opozita në Kosovë, Bashkimi Evropian qeveria e SHBA etj. Nuk po hyj në Shqipëri se kuetu nuk marrin seriozisht as Kurtin e jo më trushëplarët e tij, përveç Berishes me të cilin e bashkon halli kundër SHBA.

Nuk di ndonjë kryeministër të Kosovë që prej lirisë së saj më 1999, që të ketë një listë kaq të gjatë armiqsh publik në dispozicion të kryeministrit. Nuk di ndonjë kryeministër si Albin Kurti në historinë e Kosovës por dhe të Shqipërisë, përveç Enver Hoxhës, që të shpall gjithë botën armike, dhe të shpall veten I rrethuar nga të gjitha anët nga armiq.

Ti shtosh vendit tënd kaq shumë armiq, pa I pasur ata, ti shtosh shoqërisë tënde kaq shumë armiq pa qenë të tillë, dhe mbi të gjitha ti ofrosh armikut tënd fqinjë kaq shumë aleatë pa ti kërkuar, dhe pa qenë të tillë, duhet të jesh më shumë se bashkëpunëtorë I Serbisë, më shumë se mik I Vuçiqit . Duhet të jesh shembull dhe për Vuçiqin, për nderin që po I bën Serbisë. Dhe mbi të gjitha për ti treguar atij dhe serbëve të tjerë, mënyrën se si ndihmohet Serbia në kohë krize.

Next Post
SHBA: Luftanija kineze i afrohet në mënyrë të rrezikshme asaj amerikane

SHBA: Luftanija kineze i afrohet në mënyrë të rrezikshme asaj amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

April 25, 2026
Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

April 25, 2026
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhëron ushtrinë të sulmojë pozicionet e Hezbollahut në Liban

April 25, 2026
Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

April 25, 2026
Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

April 25, 2026
Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

April 25, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

April 25, 2026
“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

April 25, 2026
Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

April 25, 2026
S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In