• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçië nuk do përfaqësim politik të Kosovës në forumin e Nishit

by Aalison Pearse Stevens
19/08/2016 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria serbe e Aleksandar Vuçiqit po vazhdon përpjekjet për ta përjashtuar përfaqësimin e Kosovës në nivel qeveritar në një forum të përbashkët ekonomiko-biznesor mes dy vendeve shqiptare dhe shtetit serb.

Derisa Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka ende ndonjë ftesë zyrtare për të marrë pjesë në forumin ekonomiko-biznesor, që parashihet të organizohet gjatë tetorit në Nish, në Prishtinë është duke qëndruar kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Millan Vraniq, shkruan Gazeta Express.

Burime brenda Qeverisë së Kosovës i kanë treguar Gazetës Express se Vraniq në Kosovë do të qëndrojë edhe të shtunën, dhe është duke bërë përpjekje tek përfaqësuesit e bizneseve që të marrin pjesë në forumin që organizohet pas dy muajsh.

Të njëjtat burime thonë se Serbia e ka të qartë qëllimin e saj që t’i bindë bizneset nga Kosova të marrin pjesë në forumin në fjalë, ndërsa në anën tjetër t’i lë jashtë forumit përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, të cilët zyrtarisht do duhej ta përfaqësonin shtetin në këtë forum ekonomik, të parin të këtij lloj mes tri shteteve.

Qëllimin e Beogradit që takimi i Nishit të jetë vetëm në nivel kryeministrash të Shqipërisë dhe Serbisë, por me faktor ekonomik edhe nga Kosova e përfaqësues tjerë të nivelit më të ulët udhëheqës, e ka bërë të qartë vet kryeministri serb, Vuçiq, një ditë më parë.

“Në atë mbledhje nuk do të jenë (presidenti i Kosovës) Hashim Thaçi, as (kryeministri i Kosovës) Isa Mustafa, por përfaqësues politikë kosovarë të një rangu më të ulët”, citohet të ketë deklaruar Vuçiq për mediat serbe, duke shtuar se në Nish biznesmenët do të vijnë meqë qëllim i takimit është forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe që sa më shumë kompani shqiptare të bëjnë tregti me ato serbe.

Ndërsa rreth forumit ka folur të premten edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, që organizmin e shfaqi kryesisht si ide forumi vetëm të nivelit biznesor dhe ekonomik, dhe si pikënisje për bashkëpunimin dhe eliminimin e barrierave tregtare në mes Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë.

“Në Nish, ky plan do të prezantohet në një forum ekonomik biznesi shqiptaro-serb. Kjo është e gjitha. Nuk e kam ndërmjetësuar pjesëmarrjen e niveleve të larta të qeverisë së Kosovës në këtë takim dhe as s’më është kërkuar dhe as s’e kam kërkuar një gjë të tillë”, citohet të ketë deklaruar Rama për Klan Kosovën, duke hedhur poshtë raportimet në mediat serbe se Rama ka kërkuar që në takim të jenë pjesëmarrës edhe qeveritarë nga Kosova, si kryeministri Mustafa apo presidenti Thaçi.

Forumi i përbashkët ekonomik dhe biznesor mes Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë pritet ta këtë pjesë të agjendës së saj edhe promovimin e idesë për lidhjen e autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë.

Gazeta Express ka provuar të premten të marrë koment nga ana e zyrtarëve shtetërorë rreth ftesës dhe pjesëmarrjes në këtë organizimin, por zyrtarë të qeverisë i kanë sqaruar gazetës se Prishtina zyrtare ende nuk ka marrë ftesë për këtë forum tre palësh, dhe nuk janë në dijeni të plotë rreth organizimit dhe formës së tij.

Të njëjtit zyrtarë, në kushte anonimiteti, i kanë thënë gazetës së dyshojnë nëse Kosova do të ftohet në nivel qeverie në këtë forum, duke pasur parasysh se Serbia nuk e njeh në asnjë formë shtetin e Kosovës.

Next Post
OKB pranon fajin për përhapjen e kolerës në Haiti

OKB pranon fajin për përhapjen e kolerës në Haiti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In