• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vuçiç thërret tubim: S’do jem më kryetar i partisë, por do vazhdoj në krye të shtetit

by Java News
17/05/2023 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur serbët në një tubim me 26 maj, në Beograd, për të njoftuar qytetarët për zgjedhjet që do të mbahen këtë vjeshtë, me gjasa në shtator.

Opozita në Serbi ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bratislav Gashic, pas dy tragjedive që ndodhën në Serbi në fillim të majit, por Vuçiç është përgjigjur shkurt, duke thënë se puna e tij funksionon shkëlqyeshëm, por që opozitës “mund t’ua plotësojmë dëshirat edhe më shumë” duke e zëvendësuar të gjithë Qeverinë.

“Nuk është problem nëse jeni pro zgjedhjeve, më 26 maj do të informoj popullin, do shkojmë në zgjedhje. Kjo do të thotë që ne më së voni në shtator do të shkojmë në zgjedhje. Por ju nuk do të zgjidhni cilat zgjedhje sepse ky nuk është shatërvan dëshirash dhe shteti nuk është lodër, e për çdo gjë tjetër nëse doni të flisni për reality show dhe organi rregullator për mediat elektronike, për gjithçka tjetër, jemi gati”, tha Vuçiç duke iu drejtuar liderëve të opozitës.

Ai po ashtu shtoi se pas disa ditësh nuk do të jetë më kryetar i partisë dhe se në tubimin e 26 majit do të flasë se si e sheh Serbinë në 10 vitet e ardhshme, dhe siç thotë, ai do të jetë në krye e shtetit.

Për tubimin e thirrur nga Partia Progresive Serbe, ka reaguar edhe shefi i stafit të presidentes së Kosovës. Blerim Vela ka thënë se grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri po angazhohen për të detyruar serbët e Kosovës që të marrin më në masë pjesë në tubimin e organizuar në Beograd më 26 maj nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“Serbia është një vend farsë dhe një fasadë e një demokracie që glorifikimin frikësimin”, shkruan Vela.

/s.f

Next Post
Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Drejtoresha e shkollës ku mësonin autorët: Kanë qenë nxënës jo problematikë

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Drejtoresha e shkollës ku mësonin autorët: Kanë qenë nxënës jo problematikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com