• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori i ri, tre prioritetet e diplomacisë amerikane në Shqipëri

by Java News
28/05/2026 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blerina Gjoka

Emërimi i gjeneralit Eric Wendt në senatin amerikan pritet me interes në Tiranë, veçanërisht për prioritetet e shpallura të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe çështjet e sigurisë në kuadër të aleancës në NATO.

Gjenerali-lejtnant në pension, Eric Wendt pritet të miratohet në Senatin Amerikan si ambasadori i ri amerikan për Shqipërinë, thuajse tre vite pas largimit të ambasadores së fundit amerikane, Yuri Kim.

I nominuari i presidentit Donald Trump për këtë detyrë ka ngjallur shumë interes në Tiranë për shkak të profilit të tij dhe marrëdhënieve mes dy vendeve – veçanërisht për pritshmëritë që ka roli i diplomacisë amerikane në politikën e brendshme shqiptare.

Gjatë dëgjesës në Senat, Wendt foli për qasjen që pritet të ndjekë administrata amerikane ndaj Shqipërisë në lidhje me sigurinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe mbështetjen ndaj SPAK-ut. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të interesave ekonomike amerikane në rajon.

Wendt, i cili ka shërbyer si komandant i Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s në Evropë dhe ka bashkëpunuar drejtpërdrejt me Forcat Speciale shqiptare, e përshkroi Shqipërinë si një aleate të rëndësishme të NATO-s. Në këtë kontekst, ai tha se do të punojë që Shqipëria të përmbushë objektivin për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe të forcojë kapacitetet e sigurisë kibernetike.

Por pjesa që tërhoqi më shumë vëmendjen në Tiranë ishte qëndrimi i tij ndaj Prokurorisë së Posaçme, SPAK- të cilën Wendt e përshkroi si ‘një organizëm i vlefshëm’, ‘i pavarur’ dhe ‘apolitik’.

Analistë të politikës e shohin emërimin e Eric Wend si një sinjal të vazhdimësisë së interesit strategjik amerikan ndaj Shqipërisë, veçanërisht në çështjet e sigurisë, reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit. Ata vlerësojnë gjithashtu se profili i tij ushtarak dhe deklaratat për SPAK-un tregojnë se Uashingtoni synon të ruajë një rol aktiv në zhvillimet politike dhe institucionale të vendit.

Për Afrim Krasniqin, drejtor i Instituti për Studime Politike, ardhja e një ambasadori të ri amerikan pas një vakance të gjatë është një zhvillim me rëndësi politike dhe strategjike për Shqipërinë.

“Është lajm i mirë ardhja e ambasadorit të ri, sepse nominimet e mëparshme nuk arritën të merrnin miratimin dhe Shqipëria kishte mungesë përfaqësimi në një periudhë të rëndësishme,” tha Krasniqi për BIRN.

Sipas tij, Shqipëria mbetet një vend me nevojë të fortë për prezencën amerikane, jo vetëm për shkak të marrëdhënieve historike mes dy vendeve, por edhe për mënyrën sesi SHBA-ja ndërhyn në raport me institucionet dhe prioritetet strategjike.

“Shqipëria ka nevojë jetike për prezencën aktive të SHBA-së. Ndryshe nga Bashkimi Europian, mënyra se si amerikanët operojnë është më konkrete, më e shpejtë dhe më direkte,” u shpreh ai.

Prioritetet e shpallura nga Wendt ai nuk i sheh të ndryshme nga qasja e mëparshme amerikane ndaj Shqipërisë, me fokusin te drejtësia si mbrojtje e ‘investimit’ të tyre në funksion të demokracisë funksionale.

“Reforma në drejtësi është eksperimentuar në Shqipëri kryesisht për shkak të meritës dhe mbështetjes amerikane dhe besoj se mbështetja për SPAK-un do të jetë sërish prioritet, sepse është një produkt ku SHBA-ja ka investuar politikisht dhe institucionalisht,” tha Krasniqi.

Por Krasniqi hedh poshtë pritshmëritë politike në Tiranë për një ndryshim të mundshëm të kursit amerikan në varësi të administratës në Uashington.

“Kjo retorikë në Tiranë për pritshmëri me natyrë partiake nuk mendoj se qëndron. Presidentët amerikanë, qofshin republikanë apo demokratë, kanë pasur pak a shumë të njëjtën axhendë ndaj Shqipërisë. Mund të kenë ndryshuar prioritetet globale, por jo qasja amerikane ndaj një vendi si Shqipëria,” theksoi ai.

Edhe ish-ambasadori Arben Çejku e interpreton emërimin e Wend si vazhdimësi të politikës amerikane në rajon, sidomos në raport me luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen për SPAK-un.

“Mungesa e ambasadorit për tre vite nuk lidhej me një qëndrim të SHBA-ve ndaj Shqipërisë, por me pamundësinë për të kaluar kandidaturat në Senat,” tha Çejku, duke shtuar se ardhja e ambasadorit do t’i japë një shtysë të re interesave amerikane në Shqipëri, përfshirë “mbështetjen për SPAK-un, drejtësinë e re dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë në nivele të larta”.

Sipas tij, përmendja e SPAK-ut në senatin amerikan nuk ishte rastësore, por sinjal se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të mbetet në qendër të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Përmendja e SPAK-ut dhe e luftës kundër trafiqeve ndërkombëtare si interesa amerikane tregon se kjo do të mbetet një nga kryefjalët e ambasadorit të ri,”- tha Çejku duke vlerësuar se sfida kryesore për vendin do të jetë ruajtja e ritmit të reformës në drejtësi në një moment kur, sipas tij, ‘ka sinjale për ngadalësim’.

Ai paralajmëroi se normalizimi i bashkëjetesës me korrupsionin dhe krimin do të kishte pasoja serioze për shtetin ligjor.

“Shpresojmë që angazhimi amerikan të vazhdojë për të frenuar çdo përpjekje për ta zbutur këtë luftë dhe për të mos lejuar që shqiptarët të mësohen të bashkëjetojnë me krimin dhe korrupsionin, sepse ky do të ishte fundi i shtetit ligjor dhe i funksionimit të demokracisë,” tha ai.

Çejku vlerëson gjithashtu profilin ushtarak të Wendt në kontekstin e zhvillimeve të sigurisë në rajon dhe rolit të Shqipërisë në NATO.

“Në sfondin e presionit rus dhe të faktorëve të tretë në rajon, ky profil mund të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit ushtarak të Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe në raportet bilaterale me SHBA-në,” përfundon ai.

Next Post
Operacioni i SPAK dhe Antimafias italiane, Gjykata e Posaçme lë në burg disa prej të arrestuarve

Operacioni i SPAK dhe Antimafias italiane, Gjykata e Posaçme lë në burg disa prej të arrestuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’kam parë kurrë aq shumë fytyra me gjak”, Braçe rikthen pamjet e dhunës ndaj opozitës në 1996

“S’kam parë kurrë aq shumë fytyra me gjak”, Braçe rikthen pamjet e dhunës ndaj opozitës në 1996

May 28, 2026
Plagosi Hamajezin për borxhin 30 mijë euro, ja kush është Klodian Kallo, i shpallur në kërkim

Plagosi Hamajezin për borxhin 30 mijë euro, ja kush është Klodian Kallo, i shpallur në kërkim

May 28, 2026
Shërbim i detyrueshëm ushtarak apo mbrojtje gjithëpërfshirëse si në vendet baltike? Kurti: Ja modeli që do të ndjekë Kosova

Shërbim i detyrueshëm ushtarak apo mbrojtje gjithëpërfshirëse si në vendet baltike? Kurti: Ja modeli që do të ndjekë Kosova

May 28, 2026
Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt

Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt

May 28, 2026
Ministri i Brendshëm: Do ndryshojmë sigurinë në shkolla dhe hapësirat publike, do bëjmë monitorim inteligjent

Ministri i Brendshëm: Do ndryshojmë sigurinë në shkolla dhe hapësirat publike, do bëjmë monitorim inteligjent

May 28, 2026
Operacioni i SPAK dhe Antimafias italiane, Gjykata e Posaçme lë në burg disa prej të arrestuarve

Operacioni i SPAK dhe Antimafias italiane, Gjykata e Posaçme lë në burg disa prej të arrestuarve

May 28, 2026
Ambasadori i ri, tre prioritetet e diplomacisë amerikane në Shqipëri

Ambasadori i ri, tre prioritetet e diplomacisë amerikane në Shqipëri

May 28, 2026
Tensione mes Boçit dhe Maznikut, bashkëkryetari demokrat braktis komisionin për Reformën Territoriale

Tensione mes Boçit dhe Maznikut, bashkëkryetari demokrat braktis komisionin për Reformën Territoriale

May 28, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 29 Maj 2026

May 28, 2026
Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In