• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

by A R
09/04/2026 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin, siç tha, diskutoi për çështjet që rëndojnë marrëdhëniet në rajon.

“Në fokus të bisedës ishte situata në ‘Kosovë dhe Metohi’, veçanërisht siguria e popullsisë serbe dhe pasiguria e madhe që ajo përjeton, për shkak të aplikimit selektiv të ligjeve dhe diskriminimit të dukshëm në shumë fusha të jetës”, shkroi Vuçiç në Facebook.

Ai tha se masat e njëanshme të Prishtinës dhe zbatimi i ligjeve pa marrëveshje në Bruksel, krijojnë presion serioz mbi popullin serb dhe “institucionet jetike serbe” në Kosovë.

Vuçiç, mesa duket, iu referua ligjit për të huajt dhe atij për automjete, që nisën të zbatohen në Kosovë nga 15 marsi. Vuçiç shtoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si rruga e vetme e qëndrueshme për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Ai tha se ka kërkuar angazhimin konkret të aktorëve në Prishtinë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai, po ashtu, paralajmëroi se “veprimet e njëanshme nga Prishtina” rrisin tensionet dhe cenojnë stabilitetin e brishtë në terren, duke dëmtuar procesin e dialogut.

“Kam përsëritur se angazhimi i fortë dhe i vazhdueshëm i BE-së është thelbësor për të parandaluar aktivitete të tilla dhe për të siguruar që asnjë veprim të mos ketë për qëllim pengimin e dialogut, por, përkundrazi, krijimin e kushteve për zhvillimin e tij të qetë dhe konstruktiv”, shkroi Vuçiç në rrjetet sociale.

Muajin e kaluar, Sorensen u prit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë. Pas atij takimi, qeveria e tij u ofroi disa lehtësira të përkohshme qytetarëve serbë në Ligjin për të huajt.

Një ditë më herët, gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut, Kurti tha se institucionet e shtetit funksionojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Sorensen takoi së voni edhe zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit, me të cilët tha se ka siguruar harmonizim për hapat e ardhshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Një takim të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të këtyre dy vendeve nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023, edhe pse BE-ja ka shprehur gatishmërinë për të organizuar një të tillë.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Next Post
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In