• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

by E S
09/04/2026 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Oorganizatës së Kombeve të Bashkuara, Tammy Bruce, ka përsëritur qëndrimin për mbylljen e misionit të UNMIK-ut.

Sipas saj, ky mision nuk pasqyron më realitetin në terren në Kosovë teksa deklaroi se UNMIK-u, i krijuar në vitin 1999 në bazë të Rezolutës 1244 për stabilizimin e situatës pas luftës, i përket një konteksti tjetër historik dhe nuk ka më funksionin për të cilin ishte themeluar.

“UNMIK-u është krijuar më 1999 për një realitet tjetër. Sot Kosova është tjetër vend dhe nuk ka arsye të trajtohet si në vitin 1999”, deklaroi Bruce.

Tutje ajo u shpreh se aktualisht siguria në Kosovë garantohet nga KFOR-i, ndërsa UNMIK-u nuk luan më rol as qeverisës, as ushtarak dhe as ndërmjetësues në proceset politike ndërsa u ka bërë thirrje vendeve financuese të rishqyrtojnë mbështetjen për misionin, duke ngritur pyetjen për rolin aktual të tij në terren.

Ndërkohë ajo tha se rruga e vetme përpara është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shpresojmë që liderët të ulin tensionet dhe të angazhohen në një dialog të vërtetë, jo në teatër politik”, deklaroi ajo.

Përfaqësuesi i Kinës në KS të OKB-së ka theksuar se themelimi dhe zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për stabilitet në Kosovë teksa tha se UNMIK-u ka luajtur rol të rëndësishëm në stabilitet dhe se duhet të vazhdojë të funksionojë në kuadër të Rezolutës 1244, duke kërkuar një zgjidhje të pranueshme përmes dialogut mes palëve.

“Konsolidimi është rruga e duhur për Kosovën. Asociacioni duhet të implementohet dhe sovraniteti i Serbisë duhet të respektohet plotësisht”, tha ai.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e Greqisë ka mirëpritur mundësinë e zgjatjes së mandatit të EULEX-it, nëse kërkohet, duke theksuar se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në Bashkimin Evropian.

Next Post
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com