• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

by E B
09/04/2026 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka inspektuar punimet në kantierin e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës, të cilat tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare.

“Gjendemi sot në aksin Tiranë-Durrës, aksi më i rënuar sa i përket trafikut në të gjithë Shqipërinë. Kemi hyrjen në Tiranë nga veriu, hyrjen nga aeroporti i Rinasit, por edhe lidhjen me qytetin e Durrësit”, tha ministri gjatë nisjes së fjalës së tij, duke thënë se ky aks është një segment i rëndësishëm për vendin.

Karakaçi tha se u kërkon ndjesë qytetarëve për trafikun e rënduar e krijuar nga punimet, ndërsa i falenderoi gjithashtu edhe për mirëkuptimin.

Sa i takon vonesave gjatë punimeve, ministri shpjegoi se një nga arsyet lidhet me fluksin e lëvizjeve të këtij aksi, që është më i rënduari në vend. Por po ashtu ndikim kanë patur edhe kushtet e vështira të motit të lagësht të muajve të dimrit.

Ndërsa bisedonte me përfaqësues të ARRSH-së, Karakaçi tha që shpresonte që në maj, të hapej i gjithë aksi rrugor.

“Java e parë ministër ju siguroj që do e gjejë këtë kantier të hapur!”, iu përgjigj bashkëbiseduesi.

Next Post
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

Comments 1

  1. Burraço Sotojani says:
    6 months ago

    Një Këshillë miqësore Ministrit Karakaçi.
    Lutem, mos dil nëpër TV, siç dole sot, mbasi FLET VETË PUNA.
    Edhe Erion Veliaj, edhe Belinda Balluku, dilnin nëpër tv nëpër kantiere, të shoqeruar nga rrotullhane, dhe kanë përfunduar në prokurori e burgje.
    Ti vetë personalisht, nuk ke MBUROJË POLITIKE, kështu që, je i kollajshëm për tu gëlltitur.
    Je thjesht aty, si “numëror topi”, sepse duhet të jetë NJË DIKUSH, për të firmosur si ministër, ATO që urdhërohet nga DIKUSHI lart në rè.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com