Kryeministri Aleksandar Vuçiç bëri me dije për Televizionin Publik Serb (RTS) nga Tirana se Serbia është duke u përgatitur për një përgjigje ndaj lajmit të shpallur prej Ministrit të Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi se Prishtina së shpejti do të nisë një padi kundër Serbisë për genocid dhe do kerkoje demshperblim.
Vuçiç shtoi se ai nuk e kupton një deklaratë të tillë dhe se ajo nuk është e bazuar absolutisht në fakte.
“Më duhet ta pranoj se nuk e kuptoj fare. Unë i kam respektuar të gjithë bashkëbiseduesit tanë në Bruksel dhe kudo, siç e dini, dhe s’jam i frikësuar, por zoti Thaçi nuk është jurist, dhe ca më tepër nuk e kupton fare se çfarë është genocidi“, tha Vuçiç për RTS në Tiranë, pas vizitës së tij, që do zgjasë dy dite.
Kryeministri serb mendon se kjo është një lloj mënyre për të ndryshuar historinë në lidhje me formimin e Gjykatës të Posaçme nga e cila do të dalin vendimet nesër ose më vonë për përgjegjësit realë.
“E pra, atëherë le të flasim për diçka që s’ka fare lidhje me faktet “, tha Vuçiç.
I pyetur nëse këtë deklaratë e merr seriozisht, Vuçiç tha se ai e kupton gjithçka shumë seriozisht.
“Dhe ne jemi të përgatitur për përgjigjen tonë, por kjo nuk është mjaftueshmërisht përgjegjësi që unë ta konsideroj seriozisht atë,” tha Vuçiç.
Kujtojmë se Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën tha se Prishtina do të nisë një padi kundër Serbisë për genocid dhe do të kërkojë dëmshpërblim.








