• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç sulmon Kosovën në OKB: Do të mbrojmë integritetin territorial, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 (VIDEO)

by A. Q
24/09/2026 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova ishte në qendër të fjalimit që presidenti serb mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Aleksandër Vuçiç tha se rendi ndërkombëtar është shembur, por Beogradi do të vazhdojë të mbrojë integritetin e vet territorial, Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Ai kritikoi vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke i akuzuar se kanë shkelur parimet e Kartës së OKB-së dhe se kanë zbatuar standarde të dyfishta për çështjen e integritetit territorial, ndërsa shprehu mirënjohje ndaj 107 vendeve të tjera që ende nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë.

“Ne e dimë që shumë nga këto vende janë ekspozuar ndaj presionit dhe e dimë që mbajtja e një qëndrimi parimor është ndonjëherë shumë më e vështirë sesa duket nga jashtë.”- deklaroi Vuçiç.

Ndërsa u ndal te marrëveshja e Brukselit e nënshkruar  në vitin 2012, presidenti serb pretendoi se vendi i tij i ka përmbushur të gjitha detyrimet e dala prej saj. Ai akuzoi Kosovën se ende nuk e ka krijuar Asosacionin e Komunave Serbe, pika e vetme sipas tij që kishte Prishtina për të përmbushur, duke e cilësuar nënshkrimin e atij pakti të pavlerë.

Me një mesazh për Jugun Global, Vuçiç tha se ato vende duhet të tregojnë kujdes kur nënshkruajnë marrëveshje me fuqitë e mëdha. Pasa kritikave nga Kroacia, presidenti serb iu përgjigj ashpër  kryeministrit Andrej Plenkoviç.

“Gjëja më e vështirë për ne në Serbi është kur shohim ngritjen e nazizmit në piedestalin e vlerave shoqërore në mjedisin tonë, veçanërisht në Republikën e Kroacisë, e cila është krenare si për të kaluarën e saj naziste ashtu edhe për përdorimin e sloganeve dhe simboleve naziste sot”- deklaroi ndër të tjera Vuçiç.

Duke vlerësuar mbështetjen e Brukselit për anëtarësimin në BE, ai theksoi se rruga evropiane nuk mund të nënkuptojnë heqjen dorë nga miqësitë tradicionale, falë të cilave sipas tij, Beogradi është një nga kryeqytetet e pakta evropiane nga i cili mund të fluturosh direkt për në Shtetet e Bashkuara, Republikën Popullore të Kinës dhe Federatën Ruse.

Next Post
Zjarr në zonën e Zadrimës, flakët dhe tymi pranë aksit Lezhë-Shkodër vështirësojnë dhe qarkullimin e mjeteve!

Zjarr në zonën e Zadrimës, flakët dhe tymi pranë aksit Lezhë-Shkodër vështirësojnë dhe qarkullimin e mjeteve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In