• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç: Shqiptarët dhe serbët racistë ndaj njëri-tjetrit, Brukseli të mos nxitojë me dialogun

by Java News
01/11/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç i ka dërguar porosi ndërmjetësve të dialogut Prishtinë –Beograd, duke u thënë se Brukseli nuk mund t’i zgjidhë problemet me një telefonatë. Ai ka thënë se për këtë duhet ndryshim mentaliteti pasi dy palët njëra-tjetrën e kanë konsideruar më të ulët si racë. Madje, Vuçiç në Hamburg paksa është shfaqur edhe arrogant, duke thënë se “pse jeni nervozë dhe pse po nxitoni për dialogun”

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë një prezantimi në një klub biznesor të martën në Hamburg të Gjermanisë, është pyetur edhe për bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ai ka thënë se shumë njerëz në Perëndim janë nervozë në lidhje me këto bisedime.

“Nuk e di pse, pasi në duhet të bisedojmë me njëri –tjetrin dhe t`i zgjidhim problemet, çka edhe po bëjmë” ka thënë Vuçiç.

“Pse dikush po nxiton kaq shumë dhe po do ta shpejtojë procesin” ka pyetur ai.

Vuçiç, më pas ka thënë se kushtëzimi i dy palëve në bisedime me hapjen e kapitujve apo me liberalizimin e vizave, nuk është zgjidhje, pasi në këtë mënyrë po krijohet një atmosferë më e keqe në Beograd dhe në Prishtinë.

Sipas tij, debati ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është duke zgjatur për një kohë të gjatë, dhe nuk mund të mbyllet me zgjidhje burokratike, por me ndryshimin e mentalitetit.

“Njerëzit në Beograd, Prishtinë dhe Tiranë duhet ta kuptojnë këtë process, kjo mund ta ndryshojë brenda 48 orëve nëse ju thërret dikush nga Brukseli për t’ju thënë se gjithçka duhet të zgjidhni brenda 72 orëve, që të mos përballeni me sanksione” ka thënë Vuçiç.

Ai më pas ka folur edhe për barrikadën mbi Ibër.

“Kemi bërë diçka në urën mbi Ibër, por këtë askush nuk e hetoi, sepse të gjithë janë nervozë. Pse janë njerëzit nga Hamburgu më nervozë se serbët e Veriut të Mitrovicës dhe shqiptarët në jug” ka thënë Vuçiç.

“Nuk do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës, por mentaliteti ynë duhet të ndryshojë sikurse dhe mentaliteti i shqiptarëve të Kosovës, por ky është një proces e jo një vendim i burokratëve” ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se më herët serbët dhe shqiptarët kanë menduar më të keqen për njëri-tjetrin, madje sipas tij, shqiptarët kanë menduar se janë racë më superiore se serbët dhe anasjelltas.

“Mund të them se kurrë nuk do të jem më sharmant se Edi Rama, por jemi njerëz të njëjtë. Edhe populli në Beograd, Prishtinë dhe Tiranë duhet ta kuptojnë këtë, por kjo është një proces”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Policia blindon Shkodrën, tifozët me sytë nga qielli, parashikohen reshje të dendura shiu

Kanosin me armë një person e kundërshtojnë me dhunë policët, prangosen babë e bir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

August 27, 2026
“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

Rama mbledh qeverinë, nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

August 27, 2026
Sherr mes të rinjve në Korçë, 14-vjeçari mbërrin me fraktura të rënda në kokë, pritet dërgimi në Tiranë

Sherr për linjën e ujit të pijshëm, plagoset rëndë administratori i pallatit në Kombinat

August 27, 2026
28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

August 27, 2026
Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

Xi Jinping drejt Uashingtonit, Kina kërkon forcimin e kontakteve me SHBA-të

August 27, 2026
Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

August 27, 2026
Adresa në Tiranë

Adresa në Tiranë

August 27, 2026
Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

August 27, 2026
Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

August 27, 2026
VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com