Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka takuar ambasadorin e Kinës, Chen Bo, dhe kërkoi të përcjellë mirënjohje për Presidentin Xi Jinping për siç tha të ndihmuar që vaksinat kineze të arrijnë tek qytetarët e vendi sa më shpejt të jetë e mundur dhe në sasi të mëdha.
Vuçiç tha se ishte krenar që Serbia ishte vendi i parë evropian që mori vaksinën kineze. Ai i tha ambasadorit Chen se qytetarët e vendit të tij tregojnë besim të thellë në vaksinën kineze, dhe kështu në shtetin kinez dhe ekspertët kinezë.
Prandaj, ai i kërkoi diplomatit kinez që t’i përcillte një kërkesë presidentit kinez dhe udhëheqjes kineze që sasitë e mbetura të porositura të vaksinave të mbërrinin sa më shpejt të jetë e mundur, raporton Danas, transmeton Klan Kosova.
/a.r