• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vuçiç rrëmben policët”, Berisha fantazon skenarin: Mos u çuditni kur Rama t’i sjellë në Tiranë

by A R
16/06/2023 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka mbajtur këtë të Premte konferencën e tij të përjavshme me gazetarët. Përpos 14 Majit, ai u ndal dhe tek 13 Qershori, datë që sipas tij shënon lidhjen mes dy ngjarjeve.

Berisha thotë se anulimi i mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri është e lidhur me rrëmbimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

“Do kthehem te 14 Qershori, Edi Rama ose natën e 13 Qershorit anuloi takimin e parashikuar në kuadër të lidhjes së Prizrenit mbledhjen e përbahkët me qeverinë  e Kosovës në Gjakovë. Më 14 pasdite Putini i vogël rrëmben me një praktikë që mund ta shihni vetëm në kufirin e Koresë së Veriut me të Jugut, të rrëmbejë njerëz me uniformë në mënyrën më kriminale dhe banditeske dhe siç e patë ju Rama tha unë hesht se po pres. A ishin të lidhura këto dy veprime kundër Kosovës njëra me tjetrën, rastësia flet shumë.”

Ai tha se nuk ka fakte për këtë konstatim, por shtoi se këto dy ngjarje në të njëjtën ditë nuk mund të jenë thjesht rastësi.

“Unë fakte nuk kam për lidhjen konkrete mes ngjarjeve, por duke patur parasysh se Rama është publikisht i njohur si argat i Vuçiç.  Në të njëjtën ditë që anulohet mbledhja, Vuçiç rrëmben policët në territorin Kosovës dhe as të nesërmen, jo atë ditë, Rama nuk shqipëron një fjalë as për rrëmbim as për të dënuar aktin. Mos u çuditni ju kur të vrapojë në Beograd me “Ismailin” dhe t’i sjellë ata në Tiranë po në kuadër të këtij skenari sepse i duhet të lehtësojë veten para procesit “Mc Gonigal”. Gjithçka po e bën për mbijetësën e tij, por nuk ka forcë në botë që mund ta shpëtojë. Ju mund të thoni se si tepër po i lidh këto gjëra, nuk i kam lidh unë po pse të dyja ndodhën në një ditë.

Është skenar i përkeqësimit të krizës, Rama dhe Vuçiçi po e acarojnë atë. Po koordinojnë gjithnjë në projektin e tyre të mëparshëm, ka 3 ditë rresht që serbo-madhi Vuçiç, një njeri që e ka vendin në Hagë, flet për luftë. Ku mund të dojë një vend pa ushtri luftë, një vend që ka forcë simbolike, ai do luftë me vëllain e tij në Tiranë sepse duan ndarje të Kosovës ndaj dhe u bëj thirrje ndërkombëtarëve të jenë të vëmendshëm ndaj këtyre autokratëve që kanë plane ogur-zeza për rajonin. Plani i tyre është ndarja e Kosovës, këto janë shqetësime shumë serioze”, deklaroi Berisha.

/a.r

Next Post
SPAK nis procedimin për Safet Gjicin, dyshohet se u filmua në zyrë duke kryer marrëdhënie intime

SPAK nis procedimin për Safet Gjicin, dyshohet se u filmua në zyrë duke kryer marrëdhënie intime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In