• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vuçiç për “Figaro”: Shqiptarët duan të dominojnë Ballkanin

by Java News
23/11/2019 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në një intervistë për gazetën franceze “Figaro” është pytur mes tjerash për arritjen e një marrëveshjeje finale me Kosovë, dhe siç shkruan “rts.rs”, Vuçiç është shprehur pesimist rreth mundësisë për arritjen e një marrëveshje finale me Kosovën, dhe gjithashtu ka bërë të ditur se kërkon diçka në këmbim për të njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne në mënyrë konstante po provojmë të gjejmë një kompromis, por Prishtina nuk shqetësohet, sepse ata kujdesen vetëm për interesat e tyre. Ata dëshirojnë që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës, derisa Serbia nuk merr asgjë në këmbim’, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb ka folur edhe per taksën 100 % të cilën ka një vit që qeveria e Kosovës e ka vendosur për produktet me origjinë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

“Kjo nuk është një sjellje e civilizuar. Nëse ata mendojnë se shantazhet e tyre të vazhdueshme mund të japin rezultate, e kanë gabim”, ka thënë Aleksandar Vuçiç.

Gazetarja Figaro u interesua rreth idesë së Shqipërisë së Madhe dhe e pyeti presidentin serb, nëse ekziston akoma, për çka Vuçiç theksoi se shqiptarët kanë ende aspirata të tilla.

“Ata këtë thjeshtë e duan, dhe një gjë të tillë vetëm njerëzit budallenj nuk e shohin. Ndonjëherë ata thonë se do të bashkoheshin nën çatinë e BE-së, dhe nganjëherë thonë ndryshe, por ata kurrë nuk hoqën dorë nga ajo ide. Shikoni Albin Kurti i cili fitoi zgjedhjet. Ndërsa është i ulur, pas tij, nuk ka asnjë flamur të të ashtuquajturës Kosovë, por flamur të Shqipërisë. Dhe të gjithë ambasadorët, përfshirë edhe ata amerikan dhe britanik, u ulën me të pranë flamurit shqiptar, dhe kjo nuk i shqetësoi aspak ata, “tha Vuçiç.

“Shqiptarët kanë krijuar interesa të reja kombëtare që synojnë mbizotërimin në Ballkan. Kështu, 28 Nëntori është festa kombëtare e Shqipërisë, kurse Albin Kurti e ka paralajmëruar tashmë një marshim të madh drejt Tiranës duke sulmuar Edie Ramën,  pasi Kurti kundërshton politikën e bashkëpunimit në Ballkan të Kryeministrit shqiptar”, tha presidenti.

Next Post
Ja cila është kafsha juaj shpirtërore sipas Horoskopit

Horoskopi i sherrit/ Ja si reagojnë shenjat kur i nxehni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

April 4, 2026
Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

April 4, 2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In