Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po qëndron në Moskë, ku pritet që sot( të enjten) të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, tha zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov.
“Kryeministri Vuçiç i Serbisë është në Moskë në vizitë private, dhe brenda kornizës së qëndrimit të tij në Moskë, ai do të takohet me presidentin Putin”, tha Dmitry Peskov, transmeton agjencia TASS nga Moska, citohet Express.
E përditshmja beogradase, Blic, ka raportuar se kabineti i Vuçiçit ka vërtetuar se kryeministri i Serbisë është në Moskë për kontrolle mjekësore. (b.an)