• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vuçiç mesazh për Vitin e Ri, provokon vendet fqinje, përmend edhe Kosovën: Mos shpresoni kot…

by S T
02/01/2025 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesazhin e Vitit të Ri, presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ktheu në një provokim për vendet fqinje.

“Mesazhi im për Zagrebin, Sarajevën dhe Prishtinën: Gëzuar Vitin e Ri dhe mos shpresoni kot, se nuk do të ketë ndërrim pushteti në Serbi”, është shprehur ai.

Komentet sfiduese të kreut të shtetit serb erdhën ne vazhdën e disa javë protestash masive që kanë pushtuar vendin pas shembjes së strehës së një stacioni treni të Novi Sadit që shkaktoi 15 të vdekur.

Edhe në natën e ndërrimit të viteve, një protestë masive për dorëheqjen e tij u organizua nga studentët në Beograd.

Prokurori publik i Serbisë ngriti disa ditë më parë padi ndaj 13 personave për incidentin, përfshirë një ish-ministër, duke i akuzuar ata për një vepër të rëndë penale kundër sigurisë publike dhe kryerjen e parregullt të punëve ndërtimore.

Akuzat u ngritën në qytetin e Novi Sadit, ku ndodhi shembja me 1 nëntor. Nëse shpallen fajtorë, të akuzuarit mund të përballen me dënime deri në 12 vjet heqje lirie.

Çatia e madhe prej betoni ishte pjesë e një stacioni hekurudhor, që u rinovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të infrastrukturës me kompanitë kineze.

Shumë veta në Serbi besojnë se punimet në stacion ishin të dobëta për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe kjo shkaktoi rrëzimin e çatisë.

Zemërimi në shkallë të gjerë pas incidentit nxiti protesta pothuajse të përditshme kundër presidentit populist Vuçiç dhe qeverisë së tij.

Next Post
Cilat janë sfidat e BE-së gjatë vitit 2025?!

Cilat janë sfidat e BE-së gjatë vitit 2025?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In