• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

by A R
16/03/2026 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushdo që zgjedh një profesion apo vend pune e bën këtë, në fund të fundit, me një synim të qartë: Të maksimizojë të ardhurat. Në një treg pune që po ndryshon shpejt, me kërkesë në rritje për disa profesione dhe mungesë punonjësish në të tjera, pagat po bëhen një tregues i qartë se ku po zhvendoset ekonomia.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto arriti në 84 mijë lekë në vitin 2025, duke u rritur me 8.6% në krahasim me një vit më parë. Rritja është reflektuar pothuajse në të gjitha sektorët e ekonomisë dhe në shumicën e profesioneve, por disa prej tyre kanë përfituar më shumë se të tjerët nga zhvillimet e fundit ekonomike.

Sektorët që paguajnë më shumë

Sipas aktiviteteve ekonomike, aktivitetet financiare dhe të sigurimit vijojnë të mbeten sektori më i paguar në vend. Në vitin 2025, paga mesatare në këtë sektor arriti një rekord prej 161 mijë lekësh në muaj, me një rritje prej 6.3% krahasuar me një vit më parë.

Një tjetër sektor që po konsolidohet ndër më të paguarit është teknologjia e informacionit dhe komunikacionit. Ky sektor, i nxitur nga zhvillimet teknologjike dhe mungesa e specialistëve të kualifikuar, paguan mesatarisht 127 mijë lekë në muaj, me një rritje prej 8.5% në vitin 2025.

Administrata publike dhe mbrojtja shënuan një tjetër moment simbolik. Për herë të parë paga mesatare në këtë aktivitet arriti 100 mijë lekë në muaj, duke e bërë sektorin e tretë më të paguar në vend, me një rritje vjetore prej 9.2%.

Ndërkohë, aktivitetet e pasurive të paluajtshme po rrisin pagat me shpejtësi, në linjë me zhvillimet e vrullshme të sektorit të ndërtimit. Paga mesatare në këtë aktivitet arriti në rreth 90 mijë lekë në muaj, duke e renditur atë si aktivitetin e katërt më të paguar në ekonomi. Shumë të rinj nxiten të punojnë në shit-blerjen e apartamenteve për shkak të kthimit të shpejtë dhe të lartë që ka.

Ndërtimi dhe turizmi rrisin pagat më shpejt

Në terma përqindjeje, sektori që ka parë rritjen më të lartë të pagave është ndërtimi, me një rritje prej 14%, duke arritur në rreth 69 mijë lekë në muaj. Kjo lidhet me kërkesën e lartë për punonjës në këtë sektor, si pasojë e boom-it të ndërtimeve në vend.

Rritje të lartë pati edhe sektori që përfshin tregtinë, transportin, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimin ushqimor, ku paga mesatare arriti në gati 69 mijë lekë, me një rritje prej 10.3%. Kjo lidhet kryesisht me kërkesën në rritje për punonjës në sektorin e turizmit dhe shërbimeve.

Në sektorë të tjerë rritja ishte më e moderuar. Industria paguan mesatarisht 70 mijë lekë në muaj, ndërsa arti, argëtimi dhe çlodhja arrijnë rreth 81 mijë lekë. Në fund të listës mbetet bujqësia, pyjet dhe peshkimi, ku paga mesatare është 55.5 mijë lekë në muaj, megjithëse edhe ky sektor shënoi rritje krahasuar me një vit më parë.

Profesionet më të paguara

Sipas grup-profesioneve, më të mirëpaguarit vijojnë të jenë menaxherët, ligjvënësit, nëpunësit e lartë dhe drejtorët ekzekutivë, me një pagë mesatare prej 132 mijë lekësh në muaj në vitin 2025, ose 6.7% më shumë se një vit më parë.

Arsimi vijon të mbetet një faktor i rëndësishëm për të ardhurat. Specialistët me arsim të lartë paguhen mesatarisht 111 mijë lekë në muaj, me një rritje prej 8.8% krahasuar me vitin 2024.

Forcat e armatosura me rritjen më të lartë

Një nga zhvillimet më të spikatura të vitit ishte rritja e pagave për forcat e armatosura. Paga mesatare për këtë profesion arriti në 107 mijë lekë në muaj, duke kaluar për herë të parë kufirin e 100 mijë lekëve dhe duke shënuar rritjen më të madhe ndër profesionet, me 16% në bazë vjetore.

Rritja e pagave në këtë sektor lidhet edhe me angazhimet në rritje të Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe nevojën për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit. Shqipëria tashmë ka arritur objektivin e Aleancës për të shpenzuar mbi 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, një nga standardet kryesore të NATO-s për vendet anëtare.

Përveç rritjes së buxhetit, politika e pagave synon edhe tërheqjen e më shumë të rinjve në ushtri dhe mbajtjen e personelit të kualifikuar, në një kohë kur vendi po rrit pjesëmarrjen në misione dhe operacione të Aleancës. Në këtë kuadër, qeveria ka nisur një program rritjeje graduale të pagave për personelin ushtarak, që në disa nivele pritet të arrijë rritje deri në 60-70% për pagat bazë në vitet në vijim, si pjesë e reformës për ta afruar ushtrinë shqiptare me standardet e NATO-s.

Rritje edhe për profesionet teknike dhe shërbimet

Edhe profesionet teknike dhe ato të lidhura me zbatimin po shohin përmirësim të pagave. Teknikët dhe specialistët në zbatim paguhen mesatarisht 93 mijë lekë në muaj, ndërsa nëpunësit marrin rreth 85 mijë lekë.

Në sektorin e shërbimeve, punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve paguhen rreth 64 mijë lekë në muaj, ndërsa punonjësit e montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve marrin mesatarisht 63 mijë lekë.

Pagat janë më të ulëta për punëtorët e profesioneve elementare, me rreth 54 mijë lekë në muaj, si dhe për punonjësit e kualifikuar të bujqësisë, ku paga mesatare është rreth 52 mijë lekë./monitor.al

Next Post
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë për vonesa të qëllimshme

Gjykata e Apelit konfirmon lirimin e ish-kryeministrit maqedonas Gruevski, akuzohej për rastin e korrupsionit “Talir 2”!

August 27, 2026
Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri për Presidentin: Të shmangim zgjedhjet e reja!

“Do vazhdojmë bisedimet”- Kurti dhe Abdixhiku kalojnë te emrat për President, diskutojnë për kandidatët! Kryeministri flet dhe për Hashim Thaçin…

August 27, 2026
IKMT shemb ndërtimin pa leje në Sarandë, kryeinspektori Qendro: Çdo investim në struktura pa leje është i çuar dëm, ndëshkim për këdo! (VIDEO)

IKMT shemb ndërtimin pa leje në Sarandë, kryeinspektori Qendro: Çdo investim në struktura pa leje është i çuar dëm, ndëshkim për këdo! (VIDEO)

August 27, 2026
I hipi në dy taksi dhe do i trafikonte drejt vendeve të BE, arrestohet pronari i hotelit në Vaqarr! Strehoi klandestinët nga Sudani, ja çfarë iu sekuestrua

I hipi në dy taksi dhe do i trafikonte drejt vendeve të BE, arrestohet pronari i hotelit në Vaqarr! Strehoi klandestinët nga Sudani, ja çfarë iu sekuestrua

August 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 28 Gusht 2026

August 27, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha: Ergys Agasi emëronte ministrat e Brendshëm, përmes AKSHI-t kontrollonte çdo gjë

August 27, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

August 27, 2026
Alarmi për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës, ndërpriten seancat gjyqësore

Alarmi për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës, ndërpriten seancat gjyqësore

August 27, 2026
Katër skenarë për trupat në Europë, Pentagoni vendos të tavolinë të ardhmen e pranisë ushtarake

Katër skenarë për trupat në Europë, Pentagoni vendos të tavolinë të ardhmen e pranisë ushtarake

August 27, 2026
“Albin nuk kemi gjak për të shkelur” deputetët e PDK dhe Aleancës: Të shkoi jeta duke u fshehur

“Albin nuk kemi gjak për të shkelur” deputetët e PDK dhe Aleancës: Të shkoi jeta duke u fshehur

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com