• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Cilat janë sfidat e BE-së gjatë vitit 2025?!

by S T
02/01/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipi i sapozgjedhur i BE në Bruksel në 2024 ka shumë për të bërë. Si mund të arrihet kjo pa një tandem të fortë Gjermani-Francë tani në 2025? Një vështrim nga Bernd Riegert.

Një Ukrainë e pambrojtur, një Rusi luftarake dhe një Donald Trump narcist: këto mbeten sfidat më të mëdha për Bashkimin Evropian në vitin e ardhshëm. Këtyre i shtohen problemet e brendshme si ekonomia e plogësht, nivelet e larta të borxhit dhe mundësia e kufizuar për veprim në dy shtetet më të mëdha anëtare, Gjermani dhe Francë. Pra, perspektivat nuk janë rozë. Çfarë do të vijë më pas për ekipin e ri në Bruksel? Presidenti i Këshillit të BE Antonio Costa dhe përfaqësuesja e Punëve të Jashtme të BE Kaja Kallas janë në detyrë që nga 1 dhjetori. Ka mbetur Ursula von der Leyen, por edhe Komisioni i saj i BE është riorganizuar tërësisht. Ekipi i ri është gjithsesi një shans, mendon Steven Everts nga Instituti Evropian për Studime të Sigurisë në Paris: “Ky është momenti, në të cilin ne mund të rimendojmë politikën e jashtme të BE, ta përshtatim dhe ta ringjallim atë”.

1. Ndihma për Ukrainën

Ndihmat financiare dhe ushtarake për Ukrainën, që është sulmuar nga Rusia, kryesojnë listën e detyrave urgjente. Vitin e ardhshëm BE do të transferojë çdo muaj 1.5 miliardë euro nga buxheti i tij i përbashkët në arkën e shtetit në Kiev. Përveç kësaj ka një kredi prej 50 miliardë eurosh nga G7 për Ukrainën, e cila do të ushqehet me fitime nga asetet e ngrira ruse. Përveç kësaj sasi të mëdha municionesh dhe armësh do të duhet të financohen nga shtetet evropiane për të ndihmuar Ukrainën, një kandidate për anëtarësim në BE. Llogaria mund të zgjerohet më shumë, nëse presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, i vë në jetë kërcënimet e tij dhe shkurton ose anulon plotësisht ndihmën e deritanishme bujare nga SHBA për Ukrainën. Deri tani SHBA ka financuar pothuajse gjysmën e ndihmës së Ukrainës. Në Bruksel ka spekulime të forta, se sa para do të duheshin, bëjnë të ditur diplomatët e BE. Askush nuk e di saktësisht, se çfarë do të ndodhë në 2025. “Ne thjesht do të presim dhe do të shohim. Ne nuk jemi vërtet të përgatitur për Trumpin”, tha një diplomat i BE pas dyerve të mbyllura.

2. Armatosja

Përveç Ukrainës BE në vitin 2025 do të fokusohet te mbrojtja e vet kundër Rusisë. Për herë të parë ka një komisioner të BE për sektorin e ri të mbrojtjes dhe hapësirës. Andris Kubilius nuk do të krijojë një ushtri evropiane, por do të koordinojë më mirë politikat e armatimit dhe furnizimit të anëtarëve të BE. Buxhetet në shumë shtete anëtare janë shumë të vogla, për të blerë shpejt armë të reja ose për të vënë në dispozicion më shumë ushtarë.

Presioni mund të rritet, nëse presidenti amerikan Donald Trump vendos të shkurtojë shpenzimet evropiane të mbrojtjes dhe të kërkojë më shumë kontribute nga evropianët. Se nga do të vijnë miliardat e shumtë për ushtrinë, është një mister për shumë politikanë të BE. Vetëm në Gjermani buxhetit të mbrojtjes i mungojnë 230 miliardë euro në një periudhë afatmesme, vlerëson instituti i kërkimeve ekonomike IFO në Mynih. Në Itali janë 120 miliardë, në Spanjë 80 miliardë. Ideja e disa shteteve për të financuar shpenzimet ushtarake përmes borxhit shtesë të përbashkët të BE u frenua menjëherë nga ministri i ri gjerman i Financave Jërg Kukies (SPD).

3. Menaxhimi i borxheve

Borxhet! Në vitin 2025 duhet të financohen jo vetëm shpenzimet e reja ushtarake, por edhe investime në ristrukturimin të ekonomisë në favor të klimës, investime në mbështetje të ekonomisë dhe për rindërtimin në Gaza, Liban dhe Siri. Në një raport dramatik për aftësinë konkurruese të ekonomisë së BE ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, flet për nevojën për investime prej 800 miliardë eurosh.

Italiani Draghi rekomandon borxh të përbashkët për financimin fillestar, për të përfshirë edhe investitorët privatë. Franca dhe Italia përballen tashmë me procedurën e deficitit të Bashkimit Evropian. Spanja mund t`u bashkohej së shpejti. Megjithëse Gjermania qëndron nën kufirin e borxhit të BE, për shkak të zgjedhjeve të reja ajo nuk mund të veprojë plotësisht në aspektin e politikës fiskale. Një ministër i ri i financave nuk do të paraqesë buxhetin federal për vitin 2025 para korrikut ose shtatorit. Negociatat për kornizën e re financiare të BE do të vonohen nga formimi i qeverisë në Gjermani.

4. Të pengohet lufta tregtare

Për sa i përket politikës tregtare, viti 2025 ka të ngjarë të jetë një vit mjaft i vështirë. Me Kinën po nis një luftë tregtare për makinat elektrike. Me SHBA mund të ketë një konflikt dramatik lidhur me tarifat ndëshkuese, që Donald Trump dëshiron t`i vendosë Evropës, Kinës, Meksikës dhe Kanadasë. Komisioneri i BE për Çështjet Ekonomike, Valdis Dombrovskis, dëshiron t’u bëjë të qartë këshilltarëve të presidentit të ri të SHBA, se me tarifat ata dëmtojnë veten. “Një luftë tregtare nuk i ndihmon askujt. Tumpit duhet t’i prezantohen shifrat. Një fragmentim i tregtisë botërore nuk i sjell dobi askujt. Tarifat do të shkatërronin shtatë për qind të prodhimit ekonomik global. Kjo do të ishte si në vitet 1930, kur izolacionizmi ishte shumë në modë”, tha Dombrovskis, duke iu referuar krizës ekonomike globale të atyre viteve dhe ngritjes së nacionalsocializmit në Gjermani. Një farë shprese jep marrëveshja tregtare e sapo nënshkruar me Grupin Mercosur në Amerikën e Jugut. Por BE duhet ta miratojë atë brenda radhëve të saj vitin e ardhshëm.

5. Të ruhet uniteti

Me pak optimizëm e sheh vitin e ri eksperti i BE Janis Emmanouilidis nga grupi i ekspertëve “European Policy Center” (EPC). “BE ka qenë gjithmonë garantues i kompromiseve. Këtë aftësi ai e ka humbur”, tha Janis Emmanouilidis në një aktivitet në Bruksel në fillim të dhjetorit, duke pasur parasysh sfidat e politikës së jashtme dhe ushtarake, të cilat në Gjermani u përshkruan me shprehjen e kancelarit “pika e kthesës”. “BE nuk është më përgjigja për shumë gjëra. Politika është bërë më nacionaliste.” Shumë njerëz përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, që dëshirojnë të anëtarësohen, kanë humbur shpresën se BE do t’i përmbushë dikur vërtetë premtimet e saj, tha eksperti i BE Emmanouilidis.

Franca dhe Gjermania janë të nevojshme tani si fuqi kryesore në BE. Franca është e dobët për shkak të krizave të saj qeveritare. Gjermania për shkak të zgjedhjeve të reja në shkurt mund të veprojë vetëm në një masë të kufizuar. Edhe qeveria e pakicës në Spanjë mund të dështojë për shkak të buxhetit. Italia udhëhiqet nga një qeveri e ekstremit të djathtë. Belgjika dhe Austria kanë vetëm qeveri të përkohshme. Situata në Rumani është konfuze. Në Holandë, Hungari dhe Sllovaki qeverisin euroskeptikët. Viktor Orban, kryeministri hungarez, i thotë vetes se gjatë presidencës së tij të BE e ka bërë më të mundshme paqen në Ukrainë nga afrimi me Rusinë. Ai gëzohet për shpirtin e tij binjak Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Viti 2025 do të jetë i stuhishëm për BE – por të paktën do të jetë shumë interesant./DW/

Next Post
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Humbja e zgjedhjeve në SHBA, Republikanët e drejtojnë gishtin nga Trump pas disfatës!

November 4, 2026
“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

November 4, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Zonja Tabaku, të drejtat nuk zgjidhen si t’i duash

November 4, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Progres-Raporti/ BE reagon ndaj protestave studentore: Duhet dialog mes palëve!

November 4, 2026
Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

November 4, 2026
Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

November 4, 2026
Vrasja e çiftit në Dropull, prokuroria del me njoftim: Ka prova se Thoma Mastora është autori

Vrau çiftin e moshuar në Gjirokastër më 2024, Gjykata dënon autorin Thoma Mastora, ja sa burg do vuajë!

November 4, 2026
Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In