Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është nderuar me medalje nderi nga Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kremlin.
Kreu i shtetit serb mori urdhrin “Aleksandër Nevski” për kontributin e tij të madh në zhvillimin e bashkëpunimit me Federatën Ruse.
Dekorata e lartë për Presidentin serb vjen vetëm një ditë para takimit në Bruksel, mes tij dhe Presidentit kosovar Hashim Thaçi, me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë europiane Federica Mogerini.
/a.rada