Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se marrëdhëniet e Beogradit e të Prishtinës nuk janë problemi më i madh në Ballkan, transmeton Koha.net.
Vuçiç , në një intervistë për AFP-në që e transmetojë medie serbe, ka përsëritur se Serbia kundërshton hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe se, sipas tij, ndërmjet Beogradit e Prishtinës në kohë të fundit “ka më shumë besim reciprok”.
Ai ka shfaqur shqetësim për tensionimin në marrëdhëniet e serbëve me boshnjakët dhe kroatët.
“Ëndrra ime është Unioni doganor i të gjitha vendeve në Ballkan, ka thënë Vuçiq duke shtuar se ky union nuk do të jetë Jugosllavi. (b.an)